Dashamir Shehi dhe Agron Duka

Rotacion te ‘Aleanca për Ndryshim’, Agron Duka merr drejtimin e grupit parlamentar! Largohet Dashamir Shehi

3 Prill, 11:20| Përditesimi: 3 Prill, 13:31

  • Share

“Aleanca për Ndryshim” ka ndryshuar sërish kreun e grupit. Nga Dashamir Shehi, drejtimin e grupit tashmë e ka marrë Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste.

Më herët ky grup parlamentar drejtohej nga Fatmir Mediu.

Rotacioni ka ardhur pas dakordësisë së aleatëve në në fillim të sesionit parlamentar në vitin 2021, që ky grup parlamentar që do drejtohej nga kryetarët e partive të vogla, përkatësisht për secilin vit; Fatmir Mediu, pasoi me Dashamir Shehun, tashmë drejtimi është marrë nga Agron Duka dhe më pas i kalon Vangjel Dules.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?