Kristjan Asllani

Rotacion te Interi, Kristjan Asllani titullar në Serie A

14 Shkurt, 18:23| Përditesimi: 14 Shkurt, 19:19

  • Share

Kristjan Asllani pritet në regji te Interi. Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi duket se do bëjë rotacion në prag të ndeshjes me Salernitanën në fundjavë (e premte 21:00), duke lënë pushim titullarët për mesjavën që vjen, me kryesuesit e Serie A që luajnë në Champions League kundër Atletico Madridit.

Ndeshja e Champions është e rëndësishme dhe me humbjen e Juves ndjekëse në kampionat, Inzaghi e ka luksin të provojë forca të reja. Kristjan Asllani duket se do jetë titullar, ndërsa edhe Marko Arnautovic e Bisseck se do jenë nga minuta e parë.

Zikaltërit kanë një diferencë prej shtatë pikësh në krye të tabelës së Serie A pas një fundjave të mirë për ta. Inter doli fitues në përballjen me Romën, ndërsa Juventus pësoi humbje 0-1 nga Udinese. Të qetë në kampionat dhe me ndeshjen kundër vendit të fundit (Salernitanës), zikaltërit pritet t'i japin minuta elementëve të stolit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?