Rosto viçi në tenxhere nga zonja Albana

22 Dhjetor 2022, 11:01| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 11:02

  • Share

Rosto viçi në tenxhere

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi tul
  • 2 karrota
  • 1 qepë
  • 6 thelpinj hudhër
  • 2 gjethe dafine
  • 500-700 ml verë të kuqe
  • 1 fç salcë domate
  • 1 degë rozmarinë
  • Erëza të ndryshme
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Marrim mishin e marinojmë, hapim disa vrimëza dhe i mbushim me erëza dhe hudhra. E vendosim tulin e mishit të kaurdiset në një tenxhere me vaj ulliri. Sapo mishi të marrë ngjyrë nga të gjitha anët shtojmë qepën, karrotat, hudhrën të prerë imët dhe gjethet e dafinës. Vazhdojmë kaursisjen për pak minuta dhe më pas e shuajmë mishin me verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates dhe e lemë mishin të ziejë mirë. Në fund rregullojmë shijen me kripë e piper, largojmë dafinën dhe mishin dhe me anën e blenderit krijojmë një salcë homogjene.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?