Ronela Hajati reagon sërish: Dje dola për të pirë, për të harruar! Ndjej dhimbje të madhe në gjoks sepse e merituam finalen

11 Maj 2022, 17:24| Përditesimi: 11 Maj 2022, 17:28

  • Share

1652257985_sekret.jpg

Shqipëria, e përfaqësuar nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej në finale, mirëpo këngëtarja shqiptare është e mendimin se nuk ka qenë një vendim i drejtë. Kjo sepse sipas saj, e ka merituar finalen, madje thekson edhe faktin se performanca e saj "Sekret" ka kaluar 1 milion klikime në Youtube.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! TE DUA“-shkruan ajo.


Lajmi kryesor:

Nuk u kualifikua, reagon Ronela Hajati: Ndjej dhimbje të madhe në gjoks sepse e merituam finalen


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?