Ronela Hajati ka dy fjalë për fituesen e ‘Eurovision 2023’

14 Maj 2023, 09:24| Përditesimi: 14 Maj 2023, 09:26

  • Share

Suedia është shpallur fituese e Eurovision 2023. Loreen ka shkëlqyer për herë të dytë duke rrëmbyer çmimin e madh me “Tatto”.

Një reagim për fitoren e artistes suedeze e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, e cila vitin e kaluar prezantoi Shqipërinë në Eurovision.

“Urime për trofeun tënd të dytë Loreen”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë në InstaStory.

Hajati vitin e kaluar u prezantua me “Sekret”, këngë kjo që nuk arriti të kualifikohej në finale. Ndërkaq, Shqipëria sivjet është përfaqësuar nga Albina dhe familja Kelmendi me “Duje”. Ata arritën në vendin e 22-të në finalen e Eurovision-it duke grumbulluar kështu vetëm 76 pikë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?