Ronaldo zemërohet me shokët e skuadrës, portieri Juventusit: CR7 po shënon, por ne nuk po luajmë mirë

10 Shkurt 2020, 16:20| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 16:34

  • Share

Mediat në Itali raportojnë për një Cristiano Ronaldo të zemëruar me shokët e skuadrës. Goli në fundjavë kundër Verona-s shërbeu për një tjetër rekord të portugezit, por në fund Juventusi doli e humbur, rezultat që më pas i vendosi në diskutim edhe vendin e parë. Ky fakt e mërziti aq shumë pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’, sa që në fundin e ndeshjes nuk ishte pjesë e futbollistëve që shkuan për të përshëndetur tifozët në stadium.

Sipas ‘Tuttosport’ kjo tregon zemërimin e lojtarit, që pas ndeshjes u shpreh: “Nuk ishte rezultati që donim, por duhet të vazhdojmë duke punuar për të arritur qëllimet tona.”

Zemërimi i Ronaldo-s përligjet në një kohë kur shënon në 10 ndeshje radhazi, ndërkohë që Juventusi po në këtë interval takimesh ka tre humbje dhe një barazim. Për më shumë, në këto 10 takime, Ronaldo ka realizuar tri ‘dopieta’ dhe një ‘hat-trick’.

Wojciech Szczesny, portieri i Juventusit, konfirmoi gjithashtu zëmrimin e Ronaldo-s, duke deklaruar: “Ai është po aq i mërzitur sa të gjithë ne sepse nuk është mirë t’i humbasësh këto ndeshje. Ronaldo bën gjithçka që ne të fitojmë, duke realizuar shumë gola, por ne si skuadër nuk po luajmë mirë.”

Humbja me Verona-n i kushtoi vendin e parë Juventusit, që u mor nga Interi, por Ronaldo ka qenë gjithmonë i fortë në kohë të vështira. Jo vetëm ai, por edhe Juventusi duhet të demostrojnë fuqitë sa më parë pasi në horizont janë sfida si gjymsëfinalja kundër Milanit për Kupën e Italisë, përballje me Interin për kampionat me 1 mars dhe takimet e Champions League kundër Lyon-it.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agim Muco: 11/02/2020 19:25

    Habitem qe ne sondazh ka ende qe s'medojne se eshte korrupsioni ..ndoshta edhe me keq se kaq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?