Sport

Ronaldo pritet t'i jap lamtumirën Juventus! Sot vendoset nëse do pranojë ofertën 25 mln euro të Manchester City

27 Gusht 2021, 11:02| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 13:19

  • Share

Sot është dita decizive, Cristiano Ronaldo në këto momente është më shumë një lojtar i Manchester City se sa i Juventusit. Pritet vetëm oferta 25 milionë që kërkon Juventus për të lëë të lirë Ronaldon. Gjithçka u vendos dje kur agjenti i portugezit Gorge Mendesh mbylli tratativën me presidentin e Juventusit Giovani Agneli. Ky është një transferim tjetër i bujshëm i kësaj vere pas atij të Messit që la Barcelonën dhe iu bashkua Psg, por që nuk do të jetë i fundit për këtë sesion merkatoje që mbyllet në datën 31 gusht.

Kiljan Mbappe është shumë pranë Realit të Madrid pas ofertës së dytë prej 180 milionë euro, e para 160 milionë euro u refuzua nga sheiku i Psg i cili nuk do ta shesë Mbappe, por francezi kërkon me çdo kusht transferimin në Madridid. Ndërkohë Juventus po mendon në këto orë edhe për zëvendësuesin, emat janë dy, ish interisti Mauro Icardi dhe Keane i Everton që ka luajtur dhe më parë me Juventusin. Ndërkohë dueli mes Ronaldos dhe Messit pritet të rindizet këtë rradhë në Champions Lige.

Shorti i stambollit vuri përballë në të njëjtin grup Manchester City me Psg. Ronaldo në tre vite e rriti ndjeshëm vizibilitetin e Juventusit në të gjithë globin, por ardhja e tij në Itali nuk e afroi  zonjën e vjetër me Champions Ligën që e ndjek prej 25 vitesh. Pandemia dha goditjen finale të kësaj marrëdhënie pasi përkeqësoi të ardhurat e Juves dhe bëri që bashkëpunimi me Ronaldon të bëhej i papërballueshëm. Me largimin e ronaldos seria A humb një tjetër kampon pas largimit të Lukakut në Angli dhe Hakimit në Francë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?