Cristiano Ronaldo

Ronaldo pranë historisë edhe në Arabi, vendos ndeshjen me gol! Al Nassr në finale (VIDEO)

10 Gusht 2023, 14:11
  • Share

ARABIA SAUDITE - Al Nassr fitoi 1-0 kundër Al Shorta në gjysmëfinalen e Champions League arabe për klube, duke marrë të drejtën për të luajtur në finale. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Bin Aziz Sultan" u vendos nga goli i Cristiano Ronaldos.

Duhej minuta e 75-të që portugezi të kthente në gol një penallti, për t'i dhënë të tijve një biletë finaleje. Në fushë për Al Nassr ishin edhe Mane, Talisca, Telles, Fofana, Brozovic apo edhe Madu.

Në finale Al Nassr do përballet me Al Hilal. Tanimë Ronaldo është në prag të historisë edhe në Arabinë Saudite, duke qenë pranë një trofeu edhe në këtë ligë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?