Messi dhe Ronaldo

Sport

Ronaldo po shkëlqen sërish tek Manchester United, Messi duket si i humbur tek PSG

21 Shtator 2021, 10:40| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 10:42

  • Share

Dy yjet e futbollit botëror Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ndryshuan skuadër gjatë merkatos së verës. Transferime të bujshme ku portugezi u rikthyer tek United ndërsa argjentinasi kaloi nga Barcelona tek PSG. Ajo që është treguar në ndeshjet e para të Ronaldos e Messit me ekipet e reja bën të thuhet se Ronaldo duket sikur nuk ishte larguar kurrë nga United ndërsa Messi duket i humbur në ekipin e ri.

Ronaldo ka shënuar katër gola në tre ndeshje të luajtura me Manchesterin dhe ka marrë skuadrën për dore. Ndërkaq Leo Messi ka luajtur tre ndeshje deri tani dhe madje vetëm njërën nga fillimi në fund. Ylli i PSG-së jo vetëm që nuk ka shënuar por edhe ka bërë polemika me trajnerin që e zëvendësoi në sfidën ndaj Lyon. Për Messin Parisi duket sikur nuk është shndërruar ende në shtëpinë e tij./ Përgatiti Andi Kapxhiu.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?