Cristiano Ronaldo

Ronaldo nuk kontrollon emocionet e humbjes, thyen telefonin e një tifozi (VIDEO)

12 Prill 2022, 08:25| Përditesimi: 12 Prill 2022, 08:28

  • Share

Sulmuesi i Manchester United Cristiano Ronaldo, duke se e ka të vështirë të pranojë humbjen.

Ditët e fundit ka qarkulluar një video-skandali ku shfaqet ylli i futbollit duke thyer telefonin e një tifozi në Goodison Park të shtunën. Ngjarja u regjistrua teksa Ronaldo largohej nga fusha pas humbjes 1-0 të skuadrës së tij në Everton.

37 vjeç-vjeçari, më vonë shkroi në rrjetet sociale për të kërkuar falje për veprimet e tij me një postim ku shkruhej:

Nuk është asnjëherë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi”, tha ai.

Rezultati dëmtoi shpresat e United për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe erdhi kundër një ekipi Everton që ishte një pikë mbi zonën e rënies përpara lojës.

“Megjithatë, ne duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur”, shtoi portugezi.

“Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një lojë në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportivitetit”.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?