Georgina dhe Amadeus

Ronaldo mbështet në sallë parteneren e tij Georgina gjatë prezantimit të 'Sanremo'-s

7 Shkurt 2020, 00:32| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 00:35

  • Share

Ka nisur nata e tretë e “Sanremo”-s ku prezantueset janë bukuroshja Georgina Rodriguez dhe shqiptarja Alketa Vejsiu.

Partnerja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo u ngjit e para në skenë me një fustan ngjyrë mishit e mbuluar me kristale, I cili I tregonte më së miri format perfekte trupore.

Duke prezantuar në gjysmë italisht dhe gjysmë spanjisht, Georgina shfaqi shumë hijeshi.

Një nga momentet gazmore ishte kur ajo I bën dhuratë Amadeus-it simbolin e skuadres së Interit, me të cilin ai është tifoz, por më pas ajo heq letrën dhe shfaqet simboli I skuadrës së Juventusit, pjesë e të cilit është partneri I saj Ronaldo.

Në atë moment e gjithë salla shpërthen në të qeshura me veprimin, pasi ajo tregoi se skudra e vetme të cilin mund të jnë të gjithë është Juventusi.

Në rreshtin e parë nuk kishte si të mugonte vetë Ronaldo, i cili e shikonte plot admirim Georginën.

Më pas ajo dha shumë emocion me tangon e kërcyer bashkë me balerinët, e veshur me një fustan të zi.

Pas perfomancës Amadeus I dhuron lulet tradicionale, të cilat më pas papritur ajo shkon dhe ia jep parterit të saj bashkë me një puthje para mijëra teleshikuesve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?