Cristiano Ronaldo dhe drejtori sportiv i Al Nassr

Ronaldo gjithmonë e më pranë Emirateve të Bashkuara Arabe, drejtori i Al Nassr nuk e mohon: Duhet të kem autorizim që të flas

26 Dhjetor 2022, 14:37| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 14:40

  • Share

Drejtori sportiv i Al Nassr, portugezo-braziliani Marcelo Salazar, në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos, thjesht tha se klubi saudit, për momentin, do të presë dhe se në kohën e duhur do të zbulohet e ardhmja e futbollistit portugez.

Në një intervistë për Flashscore, Salazar deklaroi se ai nuk është i autorizuar të thotë po ose jo për bashkimin e Cristiano-s në skuadër, pasi është një negociatë me përmasa të mëdha.

"Ne do të presim të shohim se si do të zhvillohen gjërat deri në fund të vitit. Siç duhet ta kuptoni, kjo është një negociatë me përmasa të mëdha, jo vetëm për klubin, por për vendin dhe për futbollin botëror, dhe duhet të kryhet. në një nivel më të lartë”, tha ai.

Drejtori sportiv i Al Nassr-it gjithashtu lavdëroi Cristianon, të cilin e konsideron një nga më të mirët në historinë e futbollit.

"Ai ka qenë gjithmonë një shembull për mua si sportist, për vullnetin që tregon për të fituar. Dhe më pas, si qytetar portugez, gjithmonë e kam mbështetur. Por në kohën e duhur e ardhmja do të zbulohet", tha Salazar.

Ai gjithashtu adresoi kritikat për nivelin e ulët të konkurrencës në Ligën e Arabisë Saudite, duke thënë se nuk mund të kritikonin personat të cilët nuk e kishin ndjekur. 
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?