Romstek tradicional nga zonja Albana

22 Janar, 12:14| Përditesimi: 22 Janar, 12:16

  • Share

Romstek tradicional

Përbërësit:

  • 800 gr mish i grirë
  • 1 qepë mesatare
  • 5 thelpinj hudhër
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lgj bukë e grirë
  • Kripë, piper, rigon

Për salcën që do lyejmë romstekët:

  • 3 lugë miell
  • 2 kokrra vezë
  • Kripë, piper i zi, nenexhik
  • Pak ujë për një brumë mesatar
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një enë vendosim mishin e grirë, qepën e grirë imët, vezën, bukën e grirë, kripë, piper, rigon. E punojmë mirë brumin dhe mbledhim romstekët sa pëllëmba e dorës. I lyejmë me masën që krijojmë nga mielli, uji, veza, dhe i skuqim në vaj të nxehtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?