Aktorja Julia Szász gjatë një shfaqjeje të Romeo dhe Juliet në 2021

Romeo dhe Zhuljeta ranë nga ballkoni, drejtori i teatrit të Hungarisë jep dorëheqjen

15 Nëntor 2023, 15:16| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 15:21

  • Share

Dy aktorë janë plagosur rëndë pas shembjes së ballkonit gjatë një improvizimi të Romeo dhe Zhuljetës në Hungari. Pas kësaj ngjarjeje, shefi i teatrit të Hungarisë ofroi dorëheqjen.

28-vjeçarja Julia Szasz, duke luajtur Zhuljetën, dhe 60-vjeçari Otto Lajos Horvath, që luan babanë e saj, Lord Capulet, janë në një gjendje të rëndë por të qëndrueshme në spital pas aksidentit të frikshëm mbrëmjen e së premtes.

Mjekët e ndihmës së shpejtë mjekuan aktorin dhe aktoren pasi ata ranë nga një lartësi gjatë aktit të dytë të shfaqjes në kryeqytet, Budapest. Lëndimet e tyre ishin aq të rënda sa Szasz dhe Horvath hynë menjëherë në sallën e operacionit. Detajet e sakta të incidentit nuk bëhentë ditura.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Attila Vidnyanszky dha dorëheqjen të hënën në mëngjes, “duke pranuar përgjegjësinë e tij… si rezultat i aksidentit”, raporton BBC.

Ministri hungarez i kulturës, Janos Csak, ka hedhur poshtë fjalët se ishte ai që shkarkoi drejtorin. Në një deklaratë të shpërndarë të martën, Teatri Kombëtar tha se Vidnyanszky dhe Csak vizituan aktorët në Klinikën e Traumatologjisë të Universitetit Semmelëeis.

“Sipas mjekëve, gjendja e dy artistëve të plagosur, Jalia Szasz dhe Otto Lajos Horvath, po përmirësohet”, tha Csak.

Në një deklaratë të premten, më 10 nëntor, Vidnyanszky tha:

“Performanca jonë e Romeo dhe Zhuljetës të premten u ndërpre gjatë aktit të dytë për shkak të aksidentit të Julia Szasz dhe Otto Lajos Horvath. Mjekët e ndihmës së shpejtë që mbërritën në një kohë të shkurtër i dhanë kujdes profesional dy artistëve në vend dhe më pas i transportuan në spital. Ata janë në gjendje të mirë. Për hir të paqes shpirtërore, i kërkojmë stafit të shtypit që për momentin të mos kontaktojë me pyetjet e tyre”.

Tragjedia e Uilliam Shekspirit e vitit 1594, Romeo dhe Zhuljeta, tregon historinë e dy adoleshentëve italianë nga familje të grindura që bien në dashuri. Dyshja ndajnë një moment intim në një ballkon dhe planifikojnë një martesë të fshehtë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?