Romelu Lukaku

Romelu Lukaku: I shqetësuar, mendova se lojtarët dhe tifozët nuk më donin te Interi

3 Janar 2023, 16:55
  • Share

Romelu Lukaku u rikthye sërish te Inter verën e shkuar, duke lënë Chelsea pas vetëm një sezoni. Sulmuesi shkëlqeu me zikaltërit dy sezone më parë, teksa në një intervistë të fundit tregon se ishte i shqetësuar sesi do e prisnin tifozët dhe bashkëlojtarët në rikthimin te Inter.

"Tifozët e Interit janë vërtet tifozë të veçantë, më të mirët që kam parë në botë. Ata janë gjithmonë aty për të ndihmuar ekipin edhe në momente të vështira. Isha i befasuar, mendova se ata ishin akoma të zemëruar, por mendoj se shumë njerëz e dinë se Interin e kam pasur gjithmonë në zemër, edhe pse u largova", tha fillimisht sulmuesi.

Më pas belgu tregoi se ka folur me lojtarët dhe është gati për të dhënë kontributin e tij që zikaltërit të kenë më shumë sukses.

"Kam folur me bashkëlojtarët dhe klubin, duke u shpjeguar arsyet pse u largova. U ktheva dhe dua të qëndroj edhe në të ardhmen, kjo do të thotë se për mua Interi është gjithçka. Këtë e dinë të gjithë. Tani skuadra dhe unë duhet ta udhëheqim klubin drejt suksesit dhe më pas do të flasim", përfundoi Lukaku.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?