Makinat e shkatërruara

Romë/ Shkatërronin makinat e vjedhura e më pas pjesët i shisnin, në pranga një shqiptar dhe një italian

24 Tetor 2020, 21:49| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 21:52

  • Share

ROMË - Një 39-vjeçar shqiptar dhe një 58-vjeçar italian janë arrestuar nga policia pasi shkatërronin makina të vjedhura dhe më pas pjesët shisnin.

Policia ushtroi kontrolle në servisin e 58-vjeçarit italian me iniciale G.P., dhe 39-vjeçarit shqiptar me iniciale D.R. në Romë ku gjetën disa makina që ishin raportuar të vjedhura. Ato ishin totalisht të dëmtuara dhe ishin ndarë pjesë-pjesë.

Në momentin e arrestimit, ata ishin duke punuar, duart i kishin me graso dhe ishin të veshur me rroba pune.

Mediat italiane bëjnë me dije se servisi i tyre ishte i ndarë në dy pjesë, ajo që u prezantohej klientëve si dhe pjesa ku bëhej demontimi dhe prerja e automjeteve të vjedhura.

Njëra nga makinat e gjetura kishte pjesën e përparme, rrotat dhe sediljet e hequra, ndërsa dy makinat e tjera ishin larguar që aty.

Menjëherë policia sekuestroi kaçavida, pajise që përdoreshin për prerjen e makinave si dhe arrestoi dy personat në vendngjarje.

Ata akuzohen për “pastrim parash”, si dhe “çmontim automjetesh të vjedhura”.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?