VIDEO/ Romë, i burgosuri kapërcen murin brenda burgut dhe hipën mbi vinç

6 Gusht 2023, 14:43| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 14:47

  • Share

Një i burgosur në Itali, në shenjë proteste, ka arritur të ngjitet në një vinç që ndodhej brenda territorit të burgut ku po vuante dënimin .

Ngjarja është regjistruar në burgun Capitoline të Rebibbias në periferi të Romës.

Burri ka arritur të ngjitet në murin e oborrit shëtitës për të kaluar në një zonë tjetër dhe më pas të ngjitet në vinçin e një kantieri që ndodhej brenda sërish brenda territorit burgut.

Policia e burgut menjëherë ka dhënë alarmin dhe në vendngjarje ndodhen edhe forcat zjarrfikëse.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?