Romë/ 'Ishin aq të uritur sa hanin dhè', Drama e dy fëmijëve 4 dhe 6 vjeç që kequshqeheshin nga prindërit

7 Shtator 2023, 12:50| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 13:24

  • Share

Pietro dhe Paolo, janë vetëm 4 dhe 6 vjeç, të cilët u dhunuan dhe u braktisën nga prindërit e tyre.

Ata u dërguan nga policia në urgjencën e spitalit Umberto I në Romë më 10 maj në orën 16:47 me orën lokale.

Dy të miturit e braktisur ishin të kequshqyer dhe kishin plagë në trupin e tyre. Këtë e ka bërë të ditur vetë spitali i cili tregon historinë e tyre në rrjetet sociale, raporton Corriere.

Fjalët e tyre të para ishin një thirrje për ndihmë: "Nuk duam të kthehemi tek mami, jemi të uritur, duam akullore".

Stafi i spitalit, me në krye Dr. Laura De Vito, doktoreshë e Departamentit të Shëndetësisë, trajtoi fëmijët në Repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik të Dr. Papov, ku qëndruan deri më 17 maj, për t'u transferuar më pas në gastroenterologjinë pediatrike. Ata kishin probleme serioze me ushqimin. Për shkak të mbetjeve të pranishme në stomak besohet se ata kishin ngrënë dhe.

Faqja zyrtare e spitalit postoi historinë e dy vëllezërve në faqen e saj në Facebook.

“Dy fëmijë të moshës vetëm 4 dhe 6 vjeç u dërguan nga policia në urgjencën tonë më 10 maj në orën 16:47. Dy vëllezërit, për të cilët do të përdorim emra jo real Pietro dhe Paolo, janë gjetur nga policia të vetëm dhe të braktisur në një zonë jashtë unazës. Ata shfaqën shenja të kequshqyerjes, papastërti, mavijosje dhe plagë. Ishin në gjendje të braktisur totale”, sqarojnë mjekët.

Për shkak të ngjarjes së rëndë, fëmijëve u është hequr kujdestaria. Më 6 korrik, fëmijët u larguan nga spitali. U raportua se 6-vjeçari u transferua menjëherë në shtëpinë e re, ndërsa 4-vjeçari iu nënshtrua fillimisht një operacioni delikat në Neurokirurgjinë Pediatrike.

*Shënim! Pietro dhe Paolo, nuk janë emrat e vërtetë të dy fëmijëve! Ata janë vendosur nga mediat italiane për të ruajtur privatësinë e tyre

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?