Ish-kryeministri i Italisë Romano Prodi

Romano Prodi: Evropa është shumë vonë me zgjerimin, Shqipëria gjithmonë e ka pasur vendin në BE

31 Mars, 21:00| Përditesimi: 31 Mars, 21:04

  • Share

Ish-kryeministri i Italisë dhe një ndër figurat më të spikatuar të politikës në vendin fqinj, Romano Prodi thotë se Evropa është e vonuar me çështjen e zgjerimi, teksa thekson se nuk ka as dyshimin më të vogël se Shqipëria i ka përkitur gjithmonë Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste në mediat italiane, Prodi ka folur edhe për zgjerimin e Unionit dhe mënyrën se si po veprohet sot, ku është jetësore sipas tij që të reflektohet një paqe e brendshme për këtë çështje, ndërsa shtoi se duhen marrë parasysh edhe zgjedhjet brenda BE-së.

Kryeministri italian, kujton vitet e rinisë në Universitet, 1959-1961, duke sjellë një paralele mes asaj që njihej si “Kufiri i Goricës” në Slloveni dhe ku një tel me gjemba e ndante botën “evropiane” nga ajo lindore.

Mirëpo, në vitin 2024, kjo rrjetë gjembaçe ra dhe Prodi po ashtu e kujton festën e tij për aderimin e Sllovenisë asokohe në BE.

Më tej, sh-kreu i Komisionit Europian reflekton mbi Ballkanin Perëndimor, si për të sjellë një paradigmë të asaj që mund të pasqyrohet sot me modelin që BE-ja po ndjek.

“Unë gjithmonë kam besuar se ish-Jugosllavia dhe Shqipëria ishin pjesë e Evropës,” shtoi Prodi, duke folur për zgjerimin, “ne jemi shumë vonë për shkak të vonesave në negociatat e shkaktuara nga Franca me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është një proces që duhet të shkojë para. Nuk ka asnjë pengesë, pasi këto vende nuk kanë një peshë kaq të madhe ekonomike për të krijuar shqetësime apo probleme. Sigurisht që ato duhet të shoqërohen me një ndryshim në institucionet evropiane, por kjo duhet të ishte bërë me zgjerimin e vitit 2004 dhe nuk ndodhi”.

Me situatën e sotme të krijuar gjithsesi, duke përmendur luftën në Ukrainë dhe atë në Gaza, Prodi e thekson se është bërë shumë e rëndësishme që mesazhi i përbashkimit të shpërndahet, duke synuar një paqe të gjerë.

Sipas tij, ka ardhur koha të tregohet se bota mund të ndryshojë dhe jo vetëm për keq, por edhe për mirë.

“Sot, është simbolikisht jetike të tregohet se si BE-ja ka krijuar paqe brenda saj. Më pas shkojmë në zgjedhjet evropiane”, përmbylli ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • GJENIAL: 01/04/2024 01:04

    Prodi futet tek politikan me nivel gjenialiteti! Shqiperia duhet te behet member EU pa te drejt vote dhe vetoje qe ne 2025 ! Gabim madh lodhja popullit shqiptar pasi nga 1944-1991 ishin “già” te lodhur nga sistemi mbylljes ! Pra i bie kater breza te djegur nga politika e laboratoreve ‘

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?