Futbollistët e Romës

Roma zgjedh pasuesin e Mourinho-s, emëron ish-futbollistin që veshi bluzën për 18 vite

16 Janar, 14:04| Përditesimi: 16 Janar, 14:21

  • Share

Daniele de Rossi do jetë trajneri i ri i Romës. Italiani i cili i përkushtoi pothuajse të gjithë karrierën si futbollist verhdkuqve tani do të marrë vendin e Mourinhos, i cili u shkarkua mëngjesin e sotëm.

De Rossi ka firmosur një kontratë 6 mujore me Romën, ndërsa në rast se arrin ta kualifikojë ekipin në Champions League do ti rinovohet automatikisht edhe për një sezon.

Tani të gjithë po mendojnë nëse de Rossi mund t’ia dalë kur aventurat e vetme nën menazhimin e një klubi kanë qenë si ndihmësi i Mancinit të Italia si dhe te Spali. De Rosi licensën e trajnerit UEFA Pro e ka marrë vetëm në muajin shtator.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?