Jose Mourinho

Roma merr tri pikë, Mourinho e ka me tifozët: Ky futbollist e do më shumë se ju ekipin

20 Shkurt 2023, 17:03
  • Share

Roma fitoi dje 1-0 me Hellas Verona për javën e 23-të në Serie A. Ndeshja u vendos nga goli i Solbakken në minutën e 45-të. Pas ndeshjes trajneri Jose Mourinho tha se tifozët duhet të mbështesin skuadrën në një moment të tillë dhe jo të kontenstojnë.

“Ishte një stadium plot, i tejmbushur. Por ndonjëherë kjo të vendos edhe në vështirësi. Më vjen shumë keq që dëgjova vërshëllima në gabimin e parë, unë jam 60-vjeç dhe kam fituar në karrierë ndaj nuk është se kam nevojë për komplimenta, por kjo skuadër ka nevojë për mbështetje", tha portugezi.

Më pas Mourinho u ndal te forma e Bova, që sipas tij e do më shumë ekipin se disa tifozë që shkojnë në stadium vetëm për fërshëllima.

"Kanë nevojë për fjalë të bukura, Bove u kontestua por ai e do Romën më shumë se një pjesë e mirë e tifozëve që ishin në "Olimpico". Gjithsesi, në fund të sezonit do të flas pak më shumë për këtë temë. Fitorja ndaj Veronës i përket të gjithëve sepse qëndruam të bashkuar në fushë.

Mungonte Dybala, humbëm Abraham dhe luajtëm mirë përballë një skuadre që të vendos në vështirësi. Më pëlqeu sakrifica e lojtarëve në fushë dhe pesë apo gjashtë prej tyre luajtën edhe në mesjavë. Sërish them që skuadra ime nuk merr asnjëherë meritat që i meriton”, u shpreh Mourinho.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?