Paolo Dybala

Roma kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pas fitores me përmbysje ndaj Feynoordit

21 Prill 2023, 07:39| Përditesimi: 21 Prill 2023, 07:41

  • Share

Roma ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pas fitores me përbysje përballë Feynoordit. Ndeshjen e parë, hollandezët mposhtën Romën 1:0. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, Roma arriti të përbysë humbjen e parë dhe të kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 4:1.

Por u deshën 10 minuta lojë për ta arritur këtë rezultat. Kjo sepse ndeshja e kohës së rregullt u mbyll 2:1, pra 2:2 në përgjithësi.

Ishte Dybala që realizoi në fund të kohës së rregullt për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

E aty, ekipi i Mourinhos realizoi edhe dyherë tjera nëpërmjet El Shaarawyt dhe Pellegrinit për t’u kualifikuar tutje.

Në gjysmëfinale, Roma do të ndeshet me ekipin gjerman, Bayer Leverkusen.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?