Marash Kumbulla

Roma i kërkon largimin, dy klube të Serie A pas Marash Kumbullës

26 Janar, 18:09| Përditesimi: 26 Janar, 18:10

  • Share

Marash Kumbulla mund të zhbllokojë tregun e transferimeve të Romës. Verdhekuqtë kanë nevojë për një largim për të arritur në përfundimin e marrëveshjes me Angelinon dhe mbrojtësi shqiptar mund t'i thotë lamtumirë 'Trigoria-s', të paktën në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sipas Calciomercato.com, Torino është aktualisht në pole-position. Në skuadrën torineze, qendërmbrojtësi i Kombëtares do të ribashkohej me trajnerin Juric pas përvojës së tij në Verona.

Genoa e Gilardinos gjithashtu pëlqen Kumbullën, por ata janë më mbrapa në garën për të marrë shërbimet e tij. Futbollisti 23-vjeçar dëshiron të luajë pas pushimit të gjatë nga dëmtimi i shkaktuar nga një këputje e ligamentit të gjurit.

Objektivi është që Kumbulla të luajë Europianin në qershor me Shqipërinë dhe për këtë një largim për më shumë minuta deri në fundin e majit do ishte diçka ideale për të.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?