Roma do përmbysje, Feyenoord-in e pret ‘ferri’ i Olimpicos! United e nis nga e para me Sevillia-n, Juve do gjysmëfinalen

20 Prill 2023, 16:04| Përditesimi: 20 Prill 2023, 16:12

  • Share

Roma e Jose Mourinho do të ketë sonte në orën 21:00 ndeshjen më vendimtare të sezonit, pasi do të presë para 67 mijë tifozë në kryeqytet Feyenoordin me synimin për të përmbysur humbjen 1-0 të pësuar në Holandë. Lajmi i mirë për italianët është rikuperimi i Paolo Dybala-s, që ende nuk dihet nëse do ta nisë nga minuta e parë, por edhe e sulmuesit Abraham që në Roterdam e la lojën i dëmtuar.

Ndërkohë në Lisbonë Juventusi ka udhëtuar për të mbrojtur fitoren 1-0 të një jave më parë në Torino kundër Sportingut. Për bardhezinjtë do jetë një natë e vështirë, por më në fund ‘zonja’ do jetë e plotë dhe pa asnjë mungesë. Para ndeshjes trajneri Allegri ka deklaruar se kualifikimi në gjysmëfinalen e Europa League do të vijë vetëm nëse e luajmë si një ndeshje të vetme, pa menduar për atë që ndodhi në Torino.

Sakaq mjaft interesante do jetë edhe çerekfinalja e kthimit në Spanjë mes Sevillia-s dhe Manchester United. Sfida e parë në ‘Old Traford’ përfundoi me katër gola, por pa fitues pasi u mbyll me shifrat 2-2. Spanjollët njihen për dashurinë e madhe që kanë në këtë kompeticion, por United nga ana tjetër e ka mundësinë e vetme për të mbyllur sezonin me një trofe edhe pse ka mungesa të rëndësishme si Bruno Fernandes, Gernacho, Lisandro Martinez dhe Rafael Varane.

Përballja tjetër çerekfinale e kthimit do luhet në Belgjikë mes Royale dhe Bayern Leverkusen. Sfida e parë në Gjermani u mbyll me rezultatin 1-1.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?