Politikë

Roli dhe të drejtat e grave, prioriteti kryesor i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB

1 Nëntor 2021, 12:30| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 12:33

  • Share

“Shqipëria ka përparuar shumë në rritjen e përfshirjes së rolit të gruas në fusha të ndryshme dhe kjo do të jetë edhe prioriteti iu saj në Këshillin e Sigurimit në OKB’, tha ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në konferencën e nivelit të lartë me temë “E ardhmja e grave, paqes dhe sigurisë në Shqipëri”, organizuar nga prezenca e OSBE-së në Tiranë.

"Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të jetë pjesë e dosjes së prioriteteve të Shqipërisë gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit. Pasja e një prioriteti të tillë, puna që do të na duhet të bëjmë, aleancat, bashkëpunimet e sinergjitë që do të krijojmë, vëmendja që do të bjerë mbi ne, por edhe vëmendja që do të kenë shqiptarët për punën e vendit të tyre në Këshillin e Sigurimit, do të jenë të gjitha arsye më shumë për të avancuar akoma më shumë në konsolidimin e të drejtave të grave dhe të vendit të tyre të natyrshëm, të merituar në vendimmarrje, qeverisje, në çdo fushë e çdo disiplinë të jetës së një vendi", tha Ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj.

Në 1 janar 2022 Shqipëria merr mandatin dy vjeçar si anëtare jo e përhershme e KS në OKB ku “Gratë, paqja dhe siguria” është kryesori ndër 6 prioritetet e këtij mandati.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?