Ngarkesa e sekuestruar

Rolex dhe Valentino, kapet ngarkesa me veshje e ora false në Brindizi! Vinin nga Shqipëria

16 Tetor 2020, 22:04| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 22:08

  • Share

Autoritetet italiane kanë sekuestruar në portin e Brindisit një ngarkesë mallrash të falsifikuara të ardhura nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane, brenda automjetit që vinte nga Shqipëria u gjetën 1,350 rroba pune me markën e falsifikuar “made in Italy”, megjithëse dokumentacioni që shoqëronte operacionin e importit të tyre tregonte se ishin me origjinë shqiptare.

Gjithashtu u gjet edhe një ngarkesë tjetër me 10,000 shalle dhe 23,000 doreza “Valentino”,  dhe mbi 10,000 palë këpucë të modelit “Converse”, po ashtu falso. Në një qese plastike u gjetën 6 orë false Rolex, me certifikata garancie. Policia italiane ka sekuestruar mallin, ndërsa ka nisur hetimet për përgjegjësit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?