Roland Tasho dhe karrigia që firmosën 43 shkrimtarë! Çifti Kadare, lanë firmat të parët në ’98-ën, flet Helena! Ahmeti dhe Aliçka: Si i kujtojmë shkrepjet

19 Dhjetor 2022, 16:05| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 16:13

  • Share

Janë 43 firma shkrimtarësh mbi këtë karrige prej druri që ekspozohet për herë të parë këtë fillim jave në Qendrën e Librit... Roland Tasho i ka shoqëruar me imazhet e mbi 50 portreteve në bardhë e zi të personaliteteve të letërsisë.  Në 1998, i rrëmbeu familjes një prej katër karrigeve tipike të tryezave shqiptare dhe e nisi me çiftin Kadare e Mira Meksin, në studion e kësaj të fundit.

Kadare i pat thënë se këto fotografi të tij janë njëfarësoj të vlefshme si librat që shkrimtarët shkruajnë, ndërsa Dirtëroi e krahasonte me verën, që sipas tij vjetërsia do t’ia shtonte vlerën.

Shumë prej këtyre figurave të letrave shqipe sot mungojnë fizikisht.

Për Moikom Zeqon është bashkëshortja Lida, ndërsa për Llazar Siliqin, emocionet i përcjell e bija Zana, e pranishme dhe në atë shkrepje plot dy dekada më parë, pak muaj para se të ndërronte jetë.  Rrëfen se i ati prej muajsh i shtrirë për shkak të shëndetit të rënduar, u çua për këtë shkrepje dhe vendosi kapelën që në portret ia ka nënvizuar buzëqeshjen e brishtë. Me vështirësi firmosi karrigen, por gjesti i Tashos e gëzoi...

Shumë prej shkrimtarëve, në këtë ritakim me veten përmes imazheve të Tashos, rikthehen pas në kohë. Kujtojnë vitin  e vështirë ’98 kur u bënë shumë prej fotografive, dhe projektin e Tashos, që në ato kohë u dukej i çuditshëm, ndërsa sot tek shohin portretet, e karrigen me vlera muzeale i gëzon. 

Cikli mbyllet në fillim vitet 2000, ndërsa imazhi më i fundit në të ka qenë shkrimtari Ben Blushi. Ndonëse sot shkrimtari lëvron edhe vetë fotografinë, Tasho tregon se në atë kohë, para aparatit, u tregua i bindur në jetësimin e atij imazhi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?