Roland Bejko takim me banorët e ‘5 Majit’: Do kompensojnë qytetarët që iu prishën banesat padrejtësisht nga Erion Veliaj

28 Prill 2023, 18:56| Përditesimi: 28 Prill 2023, 20:55

  • Share

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e zonës së ‘5 Majit’, zonë e cila është prekur nga procesi i rindërtimit pas tërmtetit të vitit 2021. 

Në takimin me banorët, Bejko u premtoi atyre se nëse PD do të drejtojë Bashkinë e Tiranës pas 14 majit, do të kompensojnë të gjithë ata banorë që iu janë prishur shtëpitë padrejtësisht, të cilëve thotë se kryebashkiaku aktual Erion Veliaj nuk u ka lidhur kontratë për banesa të reja. Bejko tha se kompensimi i banorëve të zonës së ‘5 majit’ do të bëhet sipas vlerës së tregut.

Bejko u ndal edhe në projektvendimin për prishjen e banesave 50-vjeçare, për të cilat tha se kjo është qartë një dhunim i pronës së qytetarëve dhe vjedhje e tyre, me qëllim që të përfitojnë klientët e qeverisë apo bashkisë. Kompensimi nuk do të jetë vetëm për banorët e ‘5 Majit’, por për të gjitha rastet kur ka pasur abuzim nga Bashkia Tiranë, nën drejtimin e Erion Veliajt.

“Sipas informacioneve që kemi, bashkia nuk ka bërë asnjë kontratë, nuk i ka siguruar askujt nga ju një banesë ku ai të strehohet pas asaj reprezalje që u bë te zona e 5 Majit. Në këto kushte, reagimi juaj është i drejtë. Në një shtet ligjor ku drejtësia prevalon mbi politikën, banorët e 5 Majit fitojnë gjyqin, do të fitojnë gjyqin, qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë me banorët e 5 Majit, me atë që kërkon të bëjë me banorët e gjithë Tiranës, duke i njoftuar se do të prishi të gjitha ato shtëpi, ato banesa, që janë ndërtuar prej 50 vjetësh, me pretekstin se ato rrezikojnë shembjen nga tërmeti. Të njëjtën gjë bën edhe te ju. Ju thanë se banesat tuaja rrezikohen nga tërmeti dhe janë prekur nga tërmeti që ka rënë në vitin 2019, ndërkohë që sipas konstatimit tuaj dhe të ekspertëve aty nuk ka pasur asnjë shenjë që tërmeti të bënte dëme”.

“Në këto kushte kjo është një vjedhje e pastër, një dhunë e pastër e shtetit për të shpronësuar një numër të lartë, është numër shumë i lartë i banorëve të 5 Majit dhe për të krijuar pronarë të rinj, klientë të qeverisë, të bashkisë, drejtorëve të vet, administratës, apo edhe klientë të huaj që bashkëpunojnë me qeverinë, siç ka qenë rasti i bashkëpunimit ose vetë-ofrimit vullnetar të të famshmit Boero, që po e bën Tiranën lëmsh. Një arkitekti dhe një studio të tij, që në Itali është e refuzuar. Është e refuzuar dhe e trajtojnë si sharlatan. Ky sharlatan vjen në Shqipëri dhe përdoret, instrumentalizohet nga kryetari i bashkisë dhe nga kryeministri Edi Rama, ose e thënë troç, nga kryeministri dhe çiraku i tij, që është kryetari i bashkisë, Erion Veliaj”. Në këto kushte situata është shumë e qartë. Ne do të shkojmë edhe te vendi ta shikojmë dhe me fitoren e Partisë Demokratike, të bashkisë së Tiranës, natyrisht e drejta do të shkojë në vend. D.m.th do të rikuperojmë gjithçka është e mundur për të rikuperuar dhe banorët do të marrin të drejtën me vlerën e tregut, atje ku do të gjykohet që të bëhet kompensimi monetar, dhe në vlerë reale, me metra katrorë, aty ku ndërtimi ka filluar dhe po ecën në pronën e vet”.

“Ky është premtimi që ne bëjmë jo vetëm për zonën e 5 Majit, në të gjitha rastet e abuzimit që ka bërë pushteti me banorët e pambrojtur të Tiranës, dhe siç e ka thënë Ronald Reagan, në rastin konkret, jo vetëm për zonën tuaj të 5 Majit, por për të gjithë banorët e Tiranës qeveria është problemi që kanë qytetarët. Sepse po të mos kishte ndërhyrë qeveria që të bënte këtë lëmsh nuk do të kishim këtë konflikt social midis banorëve, të pambrojtur, dhe qeverisë. Ata që e kanë për detyrë t’i mbrojnë banorët dhe t’iu japin qetësi për të ndërtuar jetën dhe mirëqenien e tyre, ata iu shkaktojnë stres, iu shkaktojnë probleme familjare, i varfërojnë edhe më shumë, sepse shqiptarët për një banesë kanë punuar gjithë jetën", tha Bejko. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?