Roland Bejko për Berishën e Bardhin: Aleanca e kullave i shërben Ramës, e treguan më 14 maj dhe në Kukës

10 Tetor 2023, 17:40| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 17:50

  • Share

1696952903_8000Screenshot29.jpg

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas takimit të Gazment Bardhit me Sali Berishën. Ai shprehet se "aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve".

“Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve. Halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot, por ky nuk është halli i demokratëve dhe as i shqiptarëve. 14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s'e kishte imagjinuar.

Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga Rama. Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja. Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor", shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Bardhi takim me Berishën: S' ka dakordësi me PS për të dalë me një rezolutë për Kosovën! Përjashtimi nga Basha? Do të heqë vëmendjen nga dy katet e kullës


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?