Tritan Shehu kah Enver Hoxhës

Roland Bejko: Dy fjalë shokut Tritan, servilit që leh si qen ndaj kujtdo që është armik i Saliut

7 Gusht 2023, 20:32| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 22:39

  • Share

Projekti për ndërtimin e një kulle në qendër të Tiranës, ekzaktësisht prapa Teatrit të Operës dhe Baletit ka trazuar politikën shqiptare, sidomos pas lajmeve se me këtë ndërtim ka lidhje edhe Sali Berisha.

Sot në një reagim të gjatë, anëtari i kryesisë së PD zyrtare dhe ish kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Roland Bejko ka ironizuar duke thënë se “revolucioni ka formën e malit në mes të Tiranës”. Gjatë shkrimit të tij, Bejko ka përmendur edhe disa deputetë të PD, mes të cilin edhe Tritan Shehun. Roland Bejkon me një personazh të rinisë së tij në Tiranë, Shaban Qoses.

Por Tritani nuk përmend në asnjë rresht çfarë mendon për kullën dhe i ka dedikuar një shkrim të gjatë Bejkos.

Reagimi i Roland Bejkos: 

Pavarësisht keqpërdorimit të llahtarshëm që i ka bërë Saliu, Tritan Shehut, unë për të kam pasur respekt si mjek. Si politikan, nuk është se më ka thënë ndonjë gjë.

Por, tani që vazhdon ende me pasion të vetësakrifikohet për të mbrojtur Saliun duke denigruar këdo që u përmend emrin më duhet t'i them ca fjalë.

Të jesh pa flokë, apo tullac, besoj se nuk është krim. As të kesh hundën e madhe, prapë besoj se nuk është krim.

Siç nuk është krim të jesh edhe gojaç, memec, apo jargash që kur flet të ikin copat e pështymës si bajgat e lopës.

Turp është p.sh, të qëndrosh në politikë një jetë të tërë pa meritë, por si një lëtyrë lëpirse, servile dhe i keqpërdorur deri në shpërdorim nga Saliu personalisht.

Ti Tritan e ke filluar politikën në aksionet kriminale të shembjes së kishave e xhamive që në 1967, duke dalë më pas triumfator si sekretar rinie pas aksionit  në foto me Enver Hoxhën e Ramiz Alinë. Dhe për këtë ti duhet të ndiheshe në turp sot.

Ndërsa unë e kam filluar politikën si student në Universitet duke çuar studentët në vendlindjen e diktatorit kundër diktaturës që shembi kisha e xhamija. Për këtë arsye Patriarku i atëhershëm më dekoroi me "Medalje Trimërie". Natyrisht, për këtë akt unë ndihem krenar sot!

Ti je në politikë se ashtu deshi Sali Berisha, se kish nevojë për një servil dhe lëpirës të neveritshëm si ti, pikërisht për t'i mbrojtur krahët nga kushdo që nuk është dakord me të. Pra kish nevojë për një qen që të lehte me tërsëllimë sa herë do t'i duhej Saliut të trembte dikë, njësoj si qeni i Napoleonit te "Ferma e Kafshëve" e Oruellit që trembte kafshët.

Por, ti Tritan tani je qen që nuk të kafshon dot as atë që s'thuhet, se tashmë të kanë rënë dhëmbët e të ka mbaruar vakti.

Ndërsa unë jam në politikë pikërisht se nuk më deshi Sali Berisha e Lul Basha ngaqë nuk u lëpihesha me lajka e shërbime pa fund si ti.

Ti së shpejti do dalësh nga politika dhe e sigurt është që do mbahesh mend vetëm për dy gjëra, (i) për preshin që lushnjarët të futën aty ku s'thuhet në '97, dhe (ii) për njeriun model të servilizmit që tërë jetën në politikë nuk bëri dot një fjalim që të kujtohet. Pra do mbahesh mend si modeli i njeriut që u zvarit tërë jetën në kurrizin e patriarkut të partisë si kërmilli në fijen e lagur.

Ndërsa unë, kur të mos merrem më me politikë, do mbahem mend si njeriu që iu kundërvu të keqes në PD gjatë gjithë kohës, edhe atëherë kur ti guxove të respektoje njëherë të vetme veten tënde në 1999 kur e akuzove Saliun si komunist të pandrysheshëm dhe hajdut të pareve të piramidave financiare, Sude, Xhaferi, Gjallica etj.

Ty Tritan, unë brenda partisë, me votën e demokratëve të kam mundur sa herë më ka dashur qejfi, edhe si anëtar kryesie në Këshillin Kombëtar, edhe në primaret brenda partisë për deputet.

Por, ti u bëre deputet në vendin tim, a të ndonjë tjetri se i duheshe Saliut të lehje.

Si ka mundësi që sa ishim bashkë ti më prezantoje në takimet me qytetarët si heroin e demokracisë, studentin e dhjetorit, profesorin e nderuar i studiuar në Francë etj, e ndërsa sot bën analogji për tullacllëkun tim?!

Unë jam ai që kam qenë, po aq tullac, me po atë hundë. Edhe ti je në fakt, po ai gagaxh që ke qenë. Ajo që ndryshoi midis nesh dhe të bën ty me gjasë agresiv, është halli që ka zënë Saliun,  që me sa duket është dhe halli yt dhe i shumë qenve të tjerë që lehin pranë "Napoleonit" të foltores.

Po hallin e Saliut unë nuk e zgjidh dot. As hallin tënd. Thonë që amerikanlt në dosje e non gratës kanë edhe aferat e firmës Shqiponja që thyente embargon e naftës në favor të Millosheviçit. Thonë që firmën Shqiponja e drejtoje ti në atë kohë. Ishte fiks koha kur ti si majmun, aq shumë e doje Saliun saqë e imitoje dhe në gjestikulacione e mimikë. Komplet palaço cirku!

Në kohët e lashta hajdutët viheshin nëpër kryqe, ndërsa në kohët e sotme njeriu është aq i paturp saqë kryqet i var në gjokset e hajdutëve, thotë Xhuzepe Mazini.

Por, me sa duket edhe kësaj skeme po i vjen fundi edhe në Shqipëri, falë perëndimorëve dhe shqiptarëve të ndershëm.

Laku po iu mblidhet në fyt të gjithë hajdutëve e të korruptuarve, prandaj dhe juve u ka ikur mendja, e nuk dini kë sulmoni.

Rasti yt është dëshmia më e mirë se si bisha komuniste e njeriut të ri që ndërtoi Enver Hoxha, del e bëhet aktive pa skrupuj sa herë i preket interesi, duke denigruar publikisht me daci baot e kohës së shembjes së klerit shqiptar, këdo që nuk u shkon pas avazit. Ndaj dhe këtë vend e ka marrë lumi.

Kjo e sotmja nuk mbyllet me kaq. Ky reagim është thjesht sa për aperitiv...!

Ora 22:36
Tritan Shehu i kundërpërgjigjet Roland Bejkos: O hundë derr më bëre të qesh me kënaqësi

1691440609_6400tritanshehu1679054810.png

Deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur Roland Bejkos, duke u shprehur për ish-kandidatin e PD-së për bashkinë e Tiranës në 14 maj, se “i ka nxjerrë mallin e Shaban Qoses, ose ndryshe Shaban Hundë derrit”.

Sipas tij Bejko i kujton këtë personazh pasi ky i fundit “të sulmonte, shante e bërtiste pikërisht kur nuk e ngacmoje”.

"Roland Bejko me nxorri «mallin» e Shaban Qoses, «Hunde derrit»!

Me paska permendur sot, duke me transformuar edhe emrin!

Me ate “ironi-humorin” e tij shume te «mprehte francez»….

Por qe si thone francezet, «duhet te te kilikose dikush qe te qeshesh»!

Sic duket e beri kete per te me kujtuar egzistencen e tij….

Prandaj ai me kujtoi nje personazh “historik” te rinise sone ne Tirane:

E therrisnin “Shaban Qosja, ose ndryshe Shaban Hunde derri”, per shkak te hundes se tij te madhe.

E ngacmonin ngacmimtaret, vecanerisht diku perballe MAPO te Rr. Dibres.

Ai per pasoje te shante, te ndiqte, bertiste…

Por qellonte qe ndonje dite e haronin, nuk e vinin re fare…

Dhe pikerisht kete nuk mund ta duronte, kjo ate e eksitonte me shume.

Varet si e perceptonte mendja e tij me probleme haresen!

Dhe me me shume vrull te «sulmonte», te shante, te bertiste, pikerisht kur nuk e ngacmoje.

Pikerisht se nuk e kishe ne vemendje, apo me keq e kishe harruar.

Dhe Bejko sot ekzaktesisht Shbanin e shkrete me kujtoi…

Me shqetesimin shperthyes te sotem, per harresen time ndaj tij!

Me beri realisht te qesh me kenaqesi, duke kujtuar ate personazh historik te Tiranes e rinise sone.

Te cilin per hir te vertetes, Bejko sado te perpiqet nuk do te mund ta arrije kurre", shkruan ai.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirana: 07/08/2023 21:38

    Keshtu e meritojne keta politikane dharlatane , te pafytyre, qe vetem te perfitojne shesin gjithcka , …. E mesa duket lushnjaret e paskan njohur mire dhe i dhane preshin per dhurate. Po si ky , ka edhe te tjere politikan sharlatan, qe vetem per gomarlleqe mbshen mend, si Spaho, Noka, Paloka, e shume te tjere, qe sot akoma vazhdojnr e zvariten pas Sales !!!

    Përgjigju
  • Sako: 07/08/2023 21:27

    Mllef,urrejtje mediokritet...Ku ishe gjer tani ...ti o Brut!

    Përgjigju
  • Faik: 07/08/2023 21:17

    Tritan Shehu èshté NJÉ KRYE HAJDUT dhe KRYE GRABITQAR i FÉLLIQUR , qè merr "FLAKÈ" kot mé kot , sepse e ka PRESHIN e LUSHNJES té NGULUR né BYTHÉ !!! Tritan HAJDUT Shehu éshté NJÉ Dité ZI , Surrat ZI , Faqe ZI , Zemèr ZI dhe Shpirt KATRAN i ZI !! Tritan KURVÈ Shehu e ka Vendin né BURG BURG BURG BURG BURG BURG tè PÉRJETSHÉM

    Përgjigju
  • Z Duka: 07/08/2023 21:01

    Nje milion per qind te merituara

    Përgjigju
  • Balo: 07/08/2023 20:59

    Mjafton gjuha qe perdor per te kuptuar se ku ke degraduar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?