EMRAT/ Hidhet shorti për KED, zgjidhen 9 anëtarët e rinj me mandat 1-vjeçar të institucionit kyç për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese

4 Dhjetor 2020, 10:24| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 16:59

  • Share

Është hedhur ditën e sotme në institucionin e Presidentit i Republikës shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Rifomartimi i KED do të jetë për të gjithë vitin 2021. Në short ishin kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi u zbuluan të parët. Mësohet se për vitin e ardhshëm, anëtarë të KED-së do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Anëtare zëvendësuese në KED si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese është shortuar Fiona Papajorgji.

Ndërkohë që Ervin Pupe është zgjedhur përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, ndërsa Ilir Panda anëtar zëvendësues.

Adnan Xholi zgjidhet anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Anëtar zëvendësues është zgjedhur Kujtim Luli.

Anëtarët përfaqësues nga Gjykatat e Apelit në KED janë zgjedhur Astrit Kalaja dhe Elona Toro. Anëtari zëvendësues do të jetë Zegjine Sollaku.

Gjon Fusha dhe Genti Xholi do të jenë anëtarët për vitin 2021 në KED si përfaqësues të Prokurorive të Apelit. Ndërsa goglat zgjodhën Kleant Zekën si përfaqësues zëvendësues.

Anëtari i fundit, përfaqësues nga Gjykatat Administrative, është zgjedhur Rilinda Selimi, ndërsa zëvendëse do të jetë Gentiana Xhelili.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.  Riformatimi i KED bëhet shumë i rëndësishëm në këtë moment pasi pritet që të ecet  para me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Para pak ditëve u hodh një tjetër hap i rëndësishëm në drejtim të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Pas përfundimit të kontrollit mbi kandidatët, Këshilli i Emërime në Drejtësi mori vendimin brenda pak ditëve në Kuvend dhe Presidencë tre emrat e të kualifikuarve për të vazhduar garën. Kjo procedurë pritet të zhbllokojë ngërçin në Kushtetuese.

Tre kandidatët që plotësojnë kriteret janë Sonila BejtjaAltin Binaj dhe Aleksandër Toma, që ishin miratuar më herët. Presidenti dhe Parlamenti tashmë duhet të përzgjedhin nga një emër nga lista me 3 kandidatë të propozuar nga KED për të plotësuar vakancat për Gjykatën Kushtetuese.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • diti: 04/12/2020 16:35

    Shume mire qe gocat e Telebingos paskan gjetur pune te dyte!

    Përgjigju
  • Tirona: 04/12/2020 14:31

    Perse hidhet shorti ne Seline e Presidences????!!!!!.Kot mundohen politikanet e korruptuar e te gjitha kraheve per ta sabotuar drejtesine e re qe po lind, por e kane te kote........ Ka ardhur koha qe SHBA ta thote fjalen e fundit dhe te tregoje para popullit shqiptare te gjitha faktet qe ka grumbulluar , se keta politikane si ne pushtet apo pa pushtet po e zhvarrisin si shume reformen ne drejtesi. Letrat u hapen per nje peshkaqen, tani SHBA duhet te hapi dosjen per nje Peshkaqen tjeter me te madh qe rri e betohet cdo dite para Kushtetutes .....

    Përgjigju
  • Jaku: 04/12/2020 14:02

    Xhaferrllari eshte zari i Like Pordhes.

    Përgjigju
  • La Piovra: 04/12/2020 13:43

    Po mire si i behet qe Xhaferllari nuk ka kaluar ne veting,apo pune e madhe?! Si mendojne per kete KLGJ,KLP,zonja Kim dhe zonja Kavalera? Po Gramoz Ruci e Edi Rama si e pranojne kete precedent qe te jete ne GJK dhe ne KED nje person qe u diskutua eshte apo jo gjyqtare dhe me pas nuk kaloi dhe vetingun tani dhe me vule dhe me firme nga te gjithe?! Apo ketej e tutje do behet cfare te thote e te doje cifti Like-Monika??!!! Turp!Ajo u fut me berrylat dhe makinacionet e Metajt ne GJK duke lene jashte GJK gjyqtaren me te kompletuar! Fatkeqesi per Arta Vorpsin dhe per popullin shqiptar i cili detyrohet te perulet perpara njeriut me te perfolur per korrupsion ne shqiperi,i cili 24 ore ne dite e non-stop s'di te beje pune tjeter gje...!

    Përgjigju
  • Floriri: 04/12/2020 12:32

    Dmth likja po' vendos kush do e gjykoje? Prandaj ka fillu me pi raki se e ndjen qe ne rec nuk ka raki skrapari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?