Besiana Kadare dhe Ferit Hoxha

Politikë

'Rokadë' ambasadorësh, Besiana Kadare emërohet ambasadore në UNESCO, vendin e saj në OKB e zë Ferit Hoxha! Lirohen nga detyra edhe ambasadorët në Hungari dhe Strasburg

1 Tetor 2021, 13:59| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 14:59

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme lirimin e katër ambasadorëve, dy prej të cilëve janë emëruar në poste të tjera. Besiana Kadare, ambasadorja shqiptare në OKB është liruar nga kjo detyrë, ndërsa u emërua si ambasadore në UNESCO. Vendin e saj në OKB e ka zërë Ferit Hoxha, i cili ishte ambasador i Shqipërisë në UNESCO.

Po ashtu është liruar nga detyra ambasadori i Shqipërisë në Hungari, Arian Spasse, teksa nuk dihet se kush do ta pasojë atë në këtë detyrë. Edhe Albana Dautllari është u lirua nga detyra e ambasadorit në Strasburg, në vend të të cilit u emërua Dastid Koreshi.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, ka dekretuar, disa lirime të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare. 

Konkretisht:

-      Zoti Arian Spasse, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.

-        Zonja Albana Dautllari, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

-      Zonja Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

-      Zoti Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Komento

Komente

  • F-35: 02/10/2021 07:10

    Ferit Hoxha eshte nje njeri shume i kulturuar e diplomat i nivelit te larte. Fiks per te na perfaqesuar denjesisht ne tavolinen e KS te OKB-se.

    Përgjigju
  • Ppp: 02/10/2021 01:33

    Po ky ferit hoxha sikur u hoq nga ambasador ne okb sepse i kishin vjedhur lap topin me informacione (sipas deshmise se tij) tani po e çoni prap?

    Përgjigju
  • Tutu: 01/10/2021 12:39

    Dhe don nobelin Kadare… mund te jesh shkrimtar i madh por duhet te jesh dhe burre me personalitet… buthelepires i te gjitha regjimeve .. ky eshte Kadare..

    Përgjigju
  • Trendeline dhe Kenge: 01/10/2021 12:28

    Besiana ishte ne fillim ambasadore ne UNESCO, e hoqen nga ty, e cuan ne Amerike, prape e kthyen ne Strasburg, mjere Shqiperi ne dore kujt ke rene, me diplomate si Besiana. Prandaj kur e pyten te atin (Ismailin) per shkaterrimin e teatrit tha qe jam i semure nuk di gje. Tani e morrem vesh pse i ati nuk u prononcua, qe e bija te nderroje shtetet me radhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?