Roja Bregdetare greke shpëton nga mbytja 96 emigrantë në ishullin Halki (VIDEO)

26 Gusht 2020, 18:10| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 18:12

  • Share

Në një operacion të madh Kërkimi dhe Shpëtimi, Rojet Bregdetare dhe Marina greke arritën të shpëtojnë 96 njerëz nga një anije që po fundoset dhe që transportonte migrantë që ishin nisur nga Turqia për në Greqi. Besohet se anija mbante rreth 100 njerëz. Midis tyre kishte 10 fëmijë dhe 21 gra dhe teksa shumica e emigrantëve nuk mbanin jelekë shpëtimi

Sipas zëdhënësit të Rojes Bregdetare greke, Kapiten Nikos Lagadianos, nga 96 të shpëtuar, 72 u dërguan në ishullin Rodos, 5 në ishullin Karpathos, ndërsa 19 të tjerë u kapën nga një anije e Rojes Bregdetare turke

Emigrantët e shpëtuar janë transferuar në disa ndërtesa të posaçme ku ata do t'i nënshtrohen testeve Covid-19 siç edhe parashikohet nga rregullat aktuale të emergjencës shëndetësore në Greqi.

Anija e gjatë rreth 20 metra, u identifikua 21 milje detare në perëndim të ishullit të Halki dje në mbrëmje. Shkaqet e incidentit ende janë të paqarta por mendohet se gjithçka është shkaktuar nga era e fortë

Për 12 orë resht, në operacionin e Kërkim Shpëtimit morën pjesë anijet e Rojes Bregdetare greke dhe ato të Marinës, si dhe dy helikopterë ushtarakë

Sipas transmetuesit shtetëror ERT TV, operacioni po vazhdon në kërkim të të mbyturve të mundshëm.

Turqia shfrytëzoi rastin për të sfiduar sovranitetin e Greqisë në zonë dhe dërgoi rojet e saj bregdetare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?