Foto ilustruese e mjekut duke përdorur robotin

Robotët pjesë e 'luftës' kundër COVID-19 në Indi

15 Nëntor 2020, 16:58| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 17:04

  • Share

INDI- Invento Robotics me qendër në Bangalore në Indi ka krijuar robotë të posaçëm, me qëllim luftën kundër koronavirusit.

Robotët kanë filluar të shpërndahen në disa spitale të vendit duke e bërë më të lehtë punën e stafit mjekësor ashtu edhe më të gëzueshme jetën e pacientëve.

Ka disa lloje  robotësh me funksion të ndryshme që ka prodhuar kompania. Më i popullarizuar është "Mitra" që do të thotë mik në hindisht . Mitra është një robot tepër i veçantë i cili ka "fuqinë" të kujtoj emrat e pacientëve  përmes fytyrave të tyre, të lidhi pacientët me të dashurit e tyre përmes kamerës së vendosur në gjoksin e tij . Ceo i Invento Robotics thekson se Mitra mund të bëhet ndihmësi i mjekëve dhe infermierëve.

"Mitra mund të jetë ndihmësja e infermierit ose mjekut  t'u kujtojë atyre ilaçet". thotë Balaji Visëanathan, CEO i Invento Robotics.

India është vendi i dytë në botë me numrin më të lart të rasteve të COVID-19 dhe duket sikur robotët janë një ndihmë kundër pandemisë në vend.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?