Roberto Raimondi kërkoi informacion për guvernatorin e Sardenjës, Shqiptarja.com siguron përgjigjen zyrtare që i dha Arben Gjata

23 Shkurt 2023, 15:31| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 15:35

  • Share

Shqiptarja.com siguron një përgjigje zyrtare që Universiteti i Mjekësisë në Tiranë i ka dhënë Roberto Raimondit, pas interesit të tij, nëse guvernatori i Sardenjës Christian Solina ka marrë apo jo titull Honoris Causa nga universiteti.

Në përgjigjen që mban datën 20 shkurt, rektori  Universitetit, i thotë se Christian Solinas, nuk ka qenë kurrë student në universitetin e Mjekësisë dhe as nuk ka marrë titullin e Honoris Causa nga universiteti.

‘I dashur profesor Raimond, duke ju përgjigjur kërkesës suaj ju informojmë se Christian Solinas, nuk ka qenë kurrë student në universitetin tonë dhe as nuk ka marrë titullin e Honoris Causa nga Universiteti i Mjekësisë.’- thuhet ndër të tjera në përgjigjen e rektorit Gjata.

Këtë përgjigje zyrtare të institucionit arsimor, Shqiptarja.com mëson se Roberto Raimondi do e përdorë për t’ia vënë në dispozicion prokurorisë italiane që po heton pikërisht mbi mënyrën se si guvernatori ka marrë diplomën në Shqipëri.

Raimondi është pedagog i jashtëm në Universitetin e Mjekësisë dhe për të mbrojtur veten përballë prokurorisë italiane ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë zyrtar me rektorin Arben Gjata.

Rektori i Universitetit të Mjeksisë mohon titullin 'Honoris Causa 'të dhënë presidentit të rajonit Sardenjës


Lajmi kryesor:

Presidenti i Sardenjas dyshohet se u nderua në Tiranë me ‘Honoris Causa’ nga ‘Mjekësia’ në këmbim të një emërimi! Universiteti dhe Ministria e mohojnë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?