Rizoto me kungull dhe gorgonzola nga zonja Albana

19 Janar, 11:28| Përditesimi: 19 Janar, 11:43

  • Share

Rizoto me kungull dhe gorgonzola

Përbërësit:

  • 320 gr oriz Carnaroli
  • 150 gr djathë gorgonzola
  • 1 qepë e vogël
  • 200 gr kungull dimri
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • 1 lugë gjalpë
  • 2 gjethe dafine
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Për lëngun e perimeve: karotë, qepë, selino me gjethe

Përgatitja:

Kungullin e presim në kubikë dhe e pjekim në furrë për rreth 20 minuta në 200°C. Ndërkohë ziejmë lëngun e perimeve. Në një tenxhere të cekët, ngrohim një kubik gjalpë dhe pak vaj. Shtojmë një qepë të grirë hollë, dy gjethe dafine dhe orizin. E shuajmë me një gotë verë të bardhë të thatë dhe e lëmë të avullojë plotësisht. Me pas hedhim lëngun e filtruar të perimeve. E lëmë rizoton të gatuhet duke e përzier herë pas here. Në gjysmë të gatimit shtojmë kungullin e pjekur duke e trazuar lehtë. Në fund shtojmë djathin gorgonzola, e trazojmë derisa të tretet, rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Pasi të ketë mbaruar gatimi, hedhim orizin në një pjatë të ngrohur më pare, e dekorojmë me dy gjethe dafine dhe disa kubikë kungulli.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?