Përleshja e tifozëve ultras të dy ekipeve vite më parë

Rivaliteti mes ultrasve në kulm, frikë nga trazirat para Roma - Feyenoord

22 Shkurt, 10:00| Përditesimi: 22 Shkurt, 10:03

  • Share

Roma dhe Feyenoord luajnë sot në 21:00 ndeshjen e kthimit (1-1) për 1/16 e Europa League. Në kryeqytetin e Italisë janë në alarm për sigurinë, pasi rivaliteti mes grupimeve ultras mes klubeve njihet.

Pavarësisht ndalimit të udhëtimit të tifozëve holandezë drejt Italisë, policia e Romës e pret ardhjen e tyre. Ata kanë përgatitur një plan masash për të ruajtur rendin në kryeqytetin italian. Gjithsesi, tifozët e Feyenoord do të pengohen të hyjnë në Olimpico.

Selia e policisë së Romës është në pritje të ardhjes së tyre, të cilëve do t'u ndalohet hyrja në çdo sektor të Olimpicos. Tashmë ekziston një plan për ruajtjen e rendit publik për të mos ia lënë rastësisë, e për të frenuar ngjarjet e së shkuarës, si përleshjet që ndodhën në 'Piazza di Spagna'.

Rivaliteti mes tifozëve të Romës dhe Feyenoord është në kulmin e të gjitha kohërave. Alarmi është i lartë në pikat kyçe të qytetit, nga qendrat historike e deri në zonën e stadiumit.

Vitet e fundit dy skuadrat janë hasur shpesh ri rival në fushë, duke mos munguar as trazirat. Edhe në 25 majin e 2022 në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, fituar 1-0 nga Roma me golin e Zaniolos, nuk munguan përplasjet mes ultrasve të dy klubeve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?