Foto ilustruese

Rivalitet i ashpër në Itali, tifozi rrihet brutalisht sepse kishte veshur fanellën e Juventusit

13 Prill 2023, 14:45
  • Share

ROMË- Një tifoz 21-vjeçar i Juventusit është rrahur në Romë të dielën e Pashkëve katolike, kjo pasi kishte veshur fanellën e klubit të tij të zemrës, duke treguar edhe njëherë rivalitetin e dhunshëm mes tifozëve në Serie A.

Sipas “Il Messaggero”, i riu u largua nga një lokal dhe po kthehej në shtëpi, kur dy persona e bllokuan duke i thënë “bastard i Juventusit” dhe pasi i grisën fanellën, e kanë goditur rëndë me një nyjë bronzi, një armë që shitja e së cilës është e ndaluar, duke i lënë atij fraktura të rënda në fytyrë.

Tifozi nga Torino, i cili kishte shkuar në kryeqytet për të ndjekur në stadium ndeshjen Juventus-Lazio, tha se nuk e dinte se cilit ekip ishin tifozë agresorët, të cilët përfituan nga errësira. Pas denoncimit, policia ka marrë kamerat e sigurisë në përpjekje për të gjetur agresorët, të cilët nuk janë identifikuar ende.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?