Dejvi Bregu

Rival me Ernest Muçin, Dejvi Bregu prezantohet në klubin e titulluar polak

26 Janar, 16:47| Përditesimi: 26 Janar, 16:48

  • Share

Dejvi Bregu ka lënë Umraniyespor në Turqi dhe ka kaluar në kampionatin polak me Wisla Krakow. 28-vjeçari vlonjat ka bërë këtë lëvizje surprizë në fundin e merkatos së janarit dhe tanimë do jetë rival me Ernest Muçin në elitën polake.

Fantazisti do jetë nga sot pjesë e klubit që ka fituar 13 herë titullin kampion në Poloni dhe që është krijuar në 1908. Kontrata e Bregut është deri në verën e këtij viti dhe nëse bën mirë atëherë do mund të rinovojë.

Për momentin Wisla Krakow mban vendin e gjashtë në renditje dhe kërkon të kapë zonën evropiane. Spanjolli Albert Rude do jetë trajner i Bregut, që duket se ka dhënë pëlqimin e tij për këtë afrim.

Flamurtari, Luftëtari, Skënderbeu, Teuta, Boluspor dhe Umraniyespor, këto janë klubet që ka luajtur Bregu.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?