Rituali i të martave, rikthehen besimtarët në kishën e Laçit: Na ka munguar! Prifti: Vjet kishim 50 mijë vetë

19 Maj 2020, 19:05| Përditesimi: 19 Maj 2020, 19:19

  • Share

Besimtarët katolikë janë rikthyer në kishën e Shna Ndout në Laç, e cila ka qëndruar e mbyllur për disa javë për shkak të pandemisë. Besimtarët shprehen se mezi e kanë pritur këtë ditë.

Prej dy javësh kremtohen mesha të shenjta gjatë të martave, ndërsa pelegrinët janë kryesisht nga zonat e gjelbra të cilët mund të lëvizin lirisht. Kisha ka marrë masa, duke e mbajtur meshën në ambiente të jashtme, por jo të gjithë besimtarët kujdesen për të ruajtur distancën.

Rituali i 13 të martave nis zakonisht në mars dhe përfundon ditën e Shën Ndoit më 13 qershor. Vitet e tjera kjo kishë ka pritur me mijëra pelegrinë, por për shkak të covid-19, besimtarët janë më të paktë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?