Ritualet qe do t'i mungojnë sportit pas koronavirusit, futbolli me i penalizuari, golfi me i lehtë për t'u përshtatur

18 Prill 2020, 16:17| Përditesimi: 18 Prill 2020, 18:32

  • Share

Ritualet, brohoritjet, pasioni, me pak fjalë shpirti i vetë sportit, është kërcënuar nga COVID-19, por është nevoja për rinisje pasi sporti në vetvete është ''arratisja apo strehimi'' nga monotonia e përditshme.

Më e lehtë do të jetë përshtatja për golfin, si lojë individuale, në fushë të hapur dhe pa kontakte fizike. Më e vështirë do te jetë të hartohen protokollet për sportet kolektive. Futbollit do t’i mungojnë maskotët e vegjel, shtrëngimi i duarve apo shkëmbimi i shisheve të ujit në mes të lojtarëve.

Kontaktet do të eliminohen edhe në çiklizëm, ku nuk do të shkëmbehen as shiritat e kapitenit.

Tenistëve do iu duhet të bëjnë edhe punën e fëmijëve ndihmës, pasi do të privohen nga asistimet që jemi mësuar të shohim, si topat apo peshqirët. Loja do të gjykohet vetëm nga një arbitër i pajisur me maskë mbrojtëse, i asistuar nga ‘syri i skifterit’, apo 'vari i tenisit’.

Edhe rituali i përqafimit në fund të ndeshjes te tenistët do të shmanget. Sakaq në sportin e skermës do të lejohet vetëm takimi me shpatë apo skermë.

Mes turneve tashmë të ndërprerë, të cilët do të duhet të rikthehen me dyer të mbyllura, jeton edhe ‘esenca’ e sportit. Të sprovuar nga koronavirusi, por me aspak dëshirën për t’u dorëzuar.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dionis: 25/04/2020 10:14

    Po xhudo, mundja, hedhja e dores!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?