Rithemelimi: Zjarrin në ladfillin e Vlorës ta hetojë SPAK

26 Korrik 2023, 16:34| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 16:42

  • Share

Klevis Balliu nga grupi i Rithemelimit kërkoi që SPAK të nisë hetimet për zjarrin e rënë në fushën e mbetjeve në Vlorë me pretendimin se situata atje lidhet me dosjen e inceneratorëve. Landfilli i Sherishtës në Vlorë pas të cilit është kompania e Klodian Zotos, në kërkim, ka mbetur ende pezull, por siç bashkia e Vlorës deklaroi më herët për Report Tv, në korrik pritet ta marrë ajo në menaxhim.

“Para tri ditësh një zjarr i pakontrollueshëm përfshiu fushën e vjetër të mbetjeve. Vetëm disa kilometra më tej këtij zjarri gjendet i pajetë landfilli i Sherishtës i cili ka kushtuar 10 milion euro.

Ky landfill është pjesë e Integretaed Technology Services të Zotos së famshëm të Edi Ramës. Sot nuk kemi as Landfill as Zoto.

SPAK nuk mund të rrijë duarlidhur para bombës ekologjike të Vlorës, e cila lidhet drejtpërdrejt me dosjen e madhe të inceneratove që ka në hetim”.

Zjarri në fushën e mbetjeve u aktivizua që prej së shtunës, ndërsa pasditen e së dielës zjarri doli jashtë kontrollit dhe as ndërhyrja e helikopterit të ushtrisë Cougar për ta shtuar me ujë, nuk bëri punë. Për shkak të mbetjeve plastike në vendgrumbullimin në hyrje të Vlorës, vatrat riaktivizohen e për këtë u desh të përdoren kamionë që hodhën thasë me rërë për të izoluar zjarrin në plastikë. Në qytet, ndryshe nga flakët që mbuluan Vlorën 2 ditë më parë si në panoramën e rëndë parë nga Kanina, sot qyteti ende vijon të jetë mbuluar nga mjegulla e tymit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?