Rithemelimi: Vangjush Dako doli nga qelia se nuk foli kundër Ramës

28 Shkurt, 14:56| Përditesimi: 28 Shkurt, 14:58

  • Share

Luçiano Boçi nga Rithemelimi thotë se lirimi nga qelia i ish-kryetarit të bashkisë Vangjush Dako, është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Kjo sipas Baçit pasi Dako nuk foli kundër Edi Ramës.

‘Dako nuk u lirua se e lejoi tejkalimi i procedurave, por sepse zbatoi ligjin e Omerta-s, të heshtjes, së Edi Ramës. Dako nuk u akuzua për krimet e tij të rënda që rëndonin mbi të si betonizimi i Durrësit dhe krimi monstruoz elektoral të mirëdokumentuar, por për shtesë kati dhe ‘shpërdorim detyre’.

Ai nuk u dërgua në shtëpi se nuk ka prova, por se ai e dha provën e besnikërisë ndaj partisë dhe Edit. Besnikëria, e cila bazohet mbi parimin: lejojeni drejtësinë e re tone të bëjë sikur po na godet, që nëpërmjet saj të godasim kundërshtarët politikë dhe të jemi në pushtet sa të duam vetë.’- u shpreh Luçiano Boçi.

Gjykata e Posaçme liroi Dakon nën akuzë për shpërdorim detyre, pasi janë tejkaluar afatet e paraburgimit. Gjatë hetimeve, ai do të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore 24 orë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mergimtari: 28/02/2024 15:17

    Z.Boci,cfardo profesioni te keni duhet te njiheni edhe kodin e procedures penale.Z.Dako nuk eshte liruar nga burgu por ka ndryshuar masa e ndalimit.Ai vazhdon te jete i paraburgosur por ne shtepi.Lideri yt kerkon te lirohet edhe nga ndalimi ne shtepi,pa cka se mbi te rendojne shume akuza.Ne keto vite Shqiperia ka shume probleme,te cilat i keni prure ju politikanet qe vetem zbatim ligji nuk doni,te majte e te djathte.

    Përgjigju
    • Hasani nga Elbasani: 29/02/2024 11:09

      O mërgimtar!Duhet të jesh larg që se di të vërtetën. Berisha mbahet pa akuzë në arrest shtëpie,kurse ai Gjushi ka akuzë

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?