Protesta para parlamentit

Rithemelimi thërret protetë nesër para kryeministrisë, mbi 1 mijë policë në gatishmëri, rrugët që do të bllokohen

19 Shkurt, 13:14| Përditesimi: 19 Shkurt, 20:16

  • Share

Tirane - Mbi 1 mijë  forca të policisë, mes tyre ata të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës do të jenë nesër në terren për mbarëvajtjen e protestës të thirrur nga Rithemelimi para kryeministrisë.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Gjithashtu do të jenë në dispozicion, autobotë me ujë në rast se do të ketë  incidente.

Disa segmente do të bllokohen 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Ora 20:12
FOTO/ Nesër protesta e Rithemelimit, 'blindohet' hyrja e kryeministrisë

1708370213_protesta.jpg

Hyrja e kryeministrisë është izoluar disa orë para protestës së Rithemelimit që zhvillohet ditën e nesërme.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 20/02/2024 05:53

    Thote nj GOMAR do bejme proteste dhe labaket qe genjehen me disa leke te qelbura ven pas tij.Protesta te behen kur ka motive por jo kot me duket se dhe qeverise i pelqen kjo gjendje (login kapi macka miun).

    Përgjigju
  • Niku: 19/02/2024 13:50

    Neser byrektoret kane pune .... do mblidhen çakenjt per te mbrojtur komunistin sali..

    Përgjigju
  • Rithemeleshi: 19/02/2024 13:22

    Riprotestojë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?