Rithemelimi 2 orë protestë me militantë në shesh, Berisha me ‘foltore’ nga arresti shtëpiak! Hidhen kapsolla e molotovë drejt kryeministrisë

20 Shkurt, 08:33| Përditesimi: 21 Shkurt, 07:42

  • Share

Tirane-  U thirr nën moton ‘O sot o kurrë’ për t’i ftuar të gjithë shqiptarët kundër qeverisë por protestës së Rithemelimit iu bashkuan vetëm militantët.

Përtej fasadës, pamjet me dron që solli Report Tv nxorrën zbuluar braktisjen që populli i ka bërë Berishës dhe Rithemelimit edhe në protestën e thirrur sot pasdite (20 shkurt 2024) para kryeministrisë.  Militantët ishin shpërndarë nëpër bulevard për t'u dukur shumë, ndërsa protestës i ishin bashkuar në shesh fëmijët e Berishës Argita Malltezi e Shkëlzen Berisha - 'të shpallur familjraisht non grata' nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar.

Protestën këtë herë nuk e drejtoi ish Kryeministri, i detyruar ta ndiqte nga shtëpia i arrestuar, ndërsa udhëheqës ishin dyshja Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Për të dhënë edhe një herë mesazhin e bashkimit, të dy bashkë dolën edhe nga Selia e Rithemelimit, duke shënuar nisjen e protestës, si dy sekretarë të përgjithshëm në detyrë që tashmë akuzat nga më të rëndat ndaj njëri-tjetrit duken si të harruara.

Fjalën i pari e mori nënkryetari Boçi, i dyti aktori Malkaj i aleancës së teatrit, e më pas Noka e Bardhi. Si për të mos harruar se liderin e kanë të arrestuar dhe nën akuzë nga SPAK, Sali Berishës ia kishin dërguar foltoren në shtëpi. Ai foli live nga një podium i improvizuar, me një baner nga mbrapa, në një fjalim të gjatë, pa ndonjë mesazh të ri, duke përsëritur në mënyrë besnike 42 fjalimet e mëparshme nga ballkoni i tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’. Teksa Berisha fliste disa prej protestuesve u panë të largoheshin.

Nëse ky rast i paprecedentë i një të arrestuari me masë sigurie që mban miting do të konsiderohet nga SPAK si shkelje e vendimit të GJKKO mbetet për t’u parë.  Menjëherë sapo Berisha mbylli fjalën një grup i vogël, kryesisht të rinj, hodhën molotovë në drejtim të Kryeministrisë, duke vënë edhe zjarr.

Një prej molotovëve rrezikoi edhe disa prej policive të cilët ishin organizuar në 2 kordonë sigurie. Disa prej protestuesve qëlluan në drejtim të policisë sende të forta, shashka dhe fishekzjarrë  ndërsa tentativa për të rrëzuar edhe kordonin metalik detyroi thirrjen në detyrë të forcave speciale. Gjatë këtyre momenteve në foltore mbante fjalimin Ervin Salianji dhe të tjerë më pas por asnjë prej tyre nuk bëri thirrje për qetësim të situatës.

Por gjithçka zgjati pak minuta, si një ‘Deja Vu’ e kaosit në seancat parlamentare dhe gjithçka u mbyll aty, ndërsa disa prej dhunuesve u shoqëruan në komisariatin nr. 1.   

Ora 22:30
Protesta e Rithemelimit, reagon Braçe: Në mbrojtje të vrasësve të 21 janarit, Gërdecit dhe ushtarakëve

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka komentuar protestën e thirrur nga Rithemelimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke ndarë në rrjete sociale disa foto nga protesta ku në njërin  krah janë mbështetës të Fredi Belerit, kryetar i Zgjedhur i Bashkisë së Himarë, por për të cilin SPAK ka ngritur akuzën për shitblerje votash, ndërsa në foton tjetër është një pankartë ku qytetarët citojnë ish -zv-kryeministrin Arben Ahmetaj.

“Kaq mjafton! Nuk ka nevojë për më shumë! Këta janë! Në mbrojtje të tre vrasësve: Vrasësit të 21 janarit-i pari; Vrasësit (nga e njëjta shtëpi) të Gërdecit-i dyti; Vrasësit të ushtarakëve shqiptarë-i treti”, shprehet Braçe.

 

Ora 21:58
Mungoi në protestën e Rithemelimit, Meta 'justifikon' veten: Isha në Kajro

Mungesa e Ilir Metës u vu re në protestën e Rithemelimit por si për ta justifikuar veten kreu i Partisë së Lirisë ka publikuar disa foto krahas të cilave thotë se ka qenë në Kajro.

"Kënaqësi të merrja pjesë sot në Kajro në Forumin e Tretë Botëror: Paqe e Drejtë për Zhvillimin", shkruan Meta.

Një reagim Meta pati edhe për protestën.

"Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor! Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë", shkruan kreu i PL në një tjetër postim.

Meqë Meta ishte në Kajro sikurse ai tha, po deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi pse nuk iu bashkua protestës?

 

Ora 20:58
Molotov e gurë drejt policëve dhe kryeministrisë, shoqërohen në polici pesë militantë të Berishës

1708459363_rithemelimi.jpg

Janë shoqëruar në Komisariatin nr.1 pesë militantë të Sali Berishës të cilët në fund të protestës së Rithemelimit hodhën molotov dhe gurë drejt kordonit të policisë dhe godinës së kryeministrisë.

Ora 20:24
Protesta/ ‘Skenë krimi’ para kryeministrisë, hetuesit mbledhin provat e militantëve të Berishës që sulmuan policinë, mbërrin edhe Balla

Policia e Shtetit dhe hetuesit kanë shkuar para kryeministrisë ku po mbledhin provat që lanë militantët e Berishës të cilët në fund të protestës së Rithemelimit kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të godinës, mbi kokat e policëve të bërë gardh përballë tyre. Përpara kryeministrisë ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ora 20:04
Protesta e Rithemelimit, Bardhi thumbon Bashën: S’ka më dyshim kush përfaqëson PD-në! Gjykata të na japë vulën e partisë

Pas mbylljes së protestës së Rithemelimit përballë kryeministrisë, deputeti Gazment Bardhi nga selia e vjetër e PD-së, tha se tashmë nuk kam më dyshim se cili grupim përfaqëson Partinë Demokratike. Ndërsa i bëri thirrje gjykatës së Apelit që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së. 

“Ka dyshim më kush se ku është PD, kush i gëzon simbolet e PD? Dhe gjej rastin t’i bëj thirrje së pari gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin dhe të mos zvarrisë më tej çështjen dhe gjykatës së Apelit që të japë vendimin për vulën e PD. Turi ynë me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë. Tashmë do kemi një agjendë edhe më të koordinuar”- tha Bardhi për mediat.

Ora 19:35
VIDEO/ Militantët e Rithemelimit rrëzojnë gardhin metalik para kryeministrisë, shkulin lulet dhe i hedhin drejt policëve

Ky është momenti kur militantët që i janë bashkuar protestës së Rithemelimit kanë rrëzuar gardhin e hekurit para kryeministrisë. Ata shihen teksa shkulin lulet dhe i kanë hedhur drejt policëve.

Ora 19:28
VIDEO/ Përshkallëzon protesta e Rithemelimit, hidhet molotov në shkallët e kryeministrisë! Militantët tentojnë të thyejnë kordonin e policisë

 

Protesta e Rithemelimit përballë kryeministrisë është përshkallëzuar. Protestuesit kanë hedhur molotov kapsolla në shkallët e godinës së kryeministrisë. 

Ndërsa disa prej militantëve me flamur të PD në duar kanë tentuar të kalojnë kordonin e vendosur nga policia. 

Ora 19:18
VIDEO/ Berisha mesazh nga foltorja e shtëpisë për protestuesit, e ndjekin pak më shumë militantë se kur flet nga ballkoni

Sali Berisha, nga masa e sigurisë “arrest shtëpie” ka mbajtur fjalim online para protestuesve të mbledhur nga Rithemelimi përpara kryeministrisë. Siç shihet në video në momentin që në protestë flet Berisha i cili ka organizuar një podium nga shtëpia, pjesëmarrja e njerëzve është pak më shumë se kur flet nga maja e ballkonit të shtëpisë. 

Ora 18:25
Populli braktis Berishën, në protestë dalin Argita dhe Shkëlzeni

 

Ndërkohë që duket se populli ka braktisur thirrjet e Rithemelimit për protestë, duke bërë që të pranishëm të jenë më së shumti militantë që thërrasin emrin e Berishës, në sheshin para godinës së qeverisë kanë dalë edhe fëmijët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni dhe Argita Malltezi. 

Nga thirrjet e deritanishme nga folësit në podium, vëmendja ka qenë më së shumti tek lirimi i Berishës i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’ dhe jo tek shqetësimet e qytetarëve.

 

1708450185_berisha.jpg

Ora 18:22
Tabaku e pranishme në protestën e thirrur nga Rithemelimi, pranë saj edhe ish-kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pavarësisht se më herët ka refuzuar të jetë pjesë e bashkimit mes Rithemelimit dhe deputetëve të grupit të Gazment Bardhit, ka zgjedhur të jetë e pranishme në protestën e mbrëmjes së sotme.

Në foton e siguruar nga Report Tv, Tabaku shihet pranë Alfred Rushajt, ish kreut të grupit parlamentar të PD-së.

Ora 18:18
Protesta e Rithemelimit, kush janë aleatët që e kanë bojkotuar! Mungon edhe Meta e Kryemadhi

LZHK, PDIU kanë dalë kundër protestës së Rithemelimit. Asnjë përfaqësues i dy partive të vogla opozitare dikur aleatë me Sali Berishën, nuk është i pranishëm në mesin e militantëve që janë grumbulluar para kryeministrisë. Ashtu si PD zyrtare, protestën e kanë bojkotuar edhe Ilir Meta e Monika Kryemadhi të cilët në emër të Partisë së Lirisë kanë çuar përfaqësues Petrit Vasilin dhe Endrit Braimllarin.

Ora 18:12
Luçiano Boçi u bën thirrje protestuesve: Na takon neve t’i shembim dyert e kryeministrisë

 

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë bëri thirrje për dhunë, revoltë dhe shembjen e dyerve të godinës së qeverisë.

Pavarësisht se u deklarua se protesta është organizuar për shqetësimet e qytetarëve Boçi sërish u fokusua në ‘arrestin shtëpiak’ të Sali Berishës duke e quajtur si ‘të burgosur të regjimit’.

“Këto godina janë vende ku grabiten pasuritë tuaja, ku bëhen pazare të pista të qeverisë. Në këto godina është vrarë e ardhmja dhe është burgosur shpresa e shqiptarëve dhe po t’i shihni janë të lyera me krim dhe korrupsion.  Të dashur miq, ai që është larguar shihni mirë se çfarë bën, këto godina i mbyll dhe na takon ne t’i shembim ato porta dhe t’i hapim ato dyer. Duke i hapur ato dyer i korruptuari kryeministër do të gjendet pas hekurave. Vetëm kështu e marrin në dorë njerëzit fatin e tyre në Shqipëri. Ndaj duhet të vazhdojmë betejën tonë të vështirë.  U them atyre që mundohen të mbyllin këto porta, që duan të burgosin Sali Berishën, që ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë luftën tonë sepse jemi të frymëzuar nga njerëzit”- tha Boçi mes të tjerash.

Ora 17:59
Report Tv sjell pamje me dron të protestës së thirrur nga Rithemelimi, militantët të shpëndarë në bulevard për t'u dukur shumë (Video)

Report Tv sjell pamje me dron nga protesta e Rithemelimit përpara kryeministrisë, që tregojnë një numër të ulët pjesëmarrësish dhe militantësh të udhëhequr nga dyshja Bardhi-Noka në mungesë të Sali Berishës që ndodhet në arrest shtëpie.

Edhe pse u pretendua një protestë masive duket se protesta e Rithemelimit ka qenë pothuajse në përmasat e protestave poshtë dritares së Berishës. Madje militantët janë shpërndarë nëpër bulevard për t’u dukur shumë.

Në momentin kulmor të protestës kur fjalën e mori vetë Sali Berisha u vu re një numër edhe më i vogël protestuesish. Pra ndonëse qëllimi kryesor i protestës u trumbetua se ishte për të treguar se opozita ekziston, as ky mesazh nuk u përcoll, pasi tashmë Rithemelimi është braktisur nga populli.

Ora 17:48
VIDEO/ Rithemelimi në protestë, dhjetra forca policie në gatishmëri para kryeministrisë, ka dhe të RENEA-s

 

Forcat e policisë kanë rrethuar kryeministrinë dhe janë  në gadishmëri për të parandaluar çdo përshkallëzim situate.  Para godinës është vendosur një gardh metalink që ndan protestuesit nga policia e cila edhe ajo është vendosur kordon para godinës së kryeministrisë.

Në gatishmëri janë dhe forcat RENEA. Video nga LSA.

Rruget e bllokuara
Disa segmente do të bllokohen 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Ora 17:11
Protesta e Rithemelimit, 20 minuta para nisjes, numër i ulët qytetarësh të pranishëm para kryeministrisë

 

Kur kanë mbetur më pak se 20 minuta nga nisja e protestës së Rithemelimit para kryeministrisë, Report Tv ka siguruar pamjet ku vihet re një numër i ulët qytetarësh që i janë përgjigjur thirrjes.

Ndërkohë, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës si dhe janë vendosur 2 kordona policorë para ndërtesës së qeverisë.

Pavarësisht thirrjeve të Rithemelimit për protestën, duket se pritshmëritë e tyre për një numër të lartë qytetarësh në shesh, nuk do të përmbushen.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termeti: 21/02/2024 10:15

    Vetem Avokat i Popullit nuk mund te quhet. Duhet ti vendosim nje emer tjeter, sepse i Dr l ne mbrojtje vetem krimit dhe jo popullit. Ata shohin se si sillen gardianet e burgjeve me kriminelat. Ç’fare duhet te beje policia me personat qe hedhin molotov dhe lende te tjera djegese?

    Përgjigju
  • Tiku: 21/02/2024 07:49

    Ore ca ben keta e rrezuan rregjimin keta.. se isha ne gjume

    Përgjigju
  • hoxha: 21/02/2024 00:16

    maloket ne tirane,,,prishin lulet dhe pemet ,,dhe djegin...ata urrejne gjelberimin.,jane shpellare,,,kujtojne se populli nuk i njeh..u shofshi me soj e sorollop ishallah...

    Përgjigju
  • Tigri: 20/02/2024 23:51

    Hahahahahahahahahahhaahhaahahahahhahahaahhaahahhahaahahahaahhahahahaahhahaahahahhahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahha Fundi.

    Përgjigju
  • Linda: 20/02/2024 21:47

    Bardhi e filloj hapjen e protestes si nje "qingj" duke ftuar dhe femijet se do ishte paqesore! Ky i semur psiqik mashtroj kaq hapur dhe rrezikoj jeten e femijeve nga guret tymi dhe flake!Duhet te futet ne spitalin psiqiatrik te burgut dhe te marri mjekimet dhe denimet perkatese!

    Përgjigju
  • zalo: 20/02/2024 20:22

    U cuan malokeria,shpellaret ka dhe ca tironc nga ata me shtepi me qerpic me pus carac dhe nga nje budall.

    Përgjigju
    • Tironas: 20/02/2024 23:56

      Fole ene ti mer katunar turi parur, po te nderrosh 7 lekur tironas nuk bohesh kurre

  • poli: 20/02/2024 20:18

    shkoni e mbytuni ne lane,,se llum jeni ju te gjithe,,,sali,,gaz,basha....

    Përgjigju
  • Nora: 20/02/2024 20:18

    O Veri, o ditezi. Popull nuk ka per Saliun e ndyre

    Përgjigju
  • Gallat 33 vjecare: 20/02/2024 19:02

    Eshte ber bajat sala me keto fjalime ka nja 33 vjet te njejtat thote , dhe siperfundim ky ishte ai qe shkaterroj shqiperine, dhe vet u pasurua . Hipokrizia e sales ska kufi .

    Përgjigju
  • Hdishd: 20/02/2024 18:45

    Këta larot vazhdojnë të mblidhen duke duartrokitur diktatorin e tyre që i flet nga dritarja edhe akuzojnë lirshëm të tjerët se janë diktatorë, ahahahahaha... Përpara Ahmetaj ishte super i korruptuar etj, kurse sot u shndërrua në heroin e tyre, shyqyr po i jep ndonjë argument me çfarë të merren

    Përgjigju
    • Ilir: 20/02/2024 19:16

      Jo vetemmbrojne nje diktator dhe kriminel, por akuzojne qeverine akuale per korrupsion duke mbrojtur hajdutin dhe te koruptuarin me te madh te ketij 100 vjecari bashke me dhendrin, gruan, vjzen, djalin dhje mbesat.Dhe kur i pyet thone jo ai morri pronat e veta ;;;;;te semes dhe te ....

  • Veri: 20/02/2024 18:32

    me te then te drejten ketu popull nuk ka me

    Përgjigju
    • Ehuuu: 21/02/2024 08:49

      Dele

    • Goni: 20/02/2024 18:58

      Po qfare ka ?

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?