‘Rithemelimi’: Rama do rrisë çmimin e energjisë, e ka marrë vendimin, thjeshtë justifikohet

31 Gusht 2022, 12:05| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 14:21

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike e Sali Berishës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se ndonëse shprehet ndryshe, ai e ka marrë vendimin për të rritur energjinë elektrike. Me anë të një deklaratë të anëtarit të Kryesisë së PD, Eno Bozdo, Rama e ka marrë vendimin, por thjesht justifikohet duket paralajmëruar se shqiptarë do të përballen me një ditëm shumë të vështirë.

“Edi Rama do të rrisë çmimin e energjisë për familjet dhe bizneset e vogla. Do ta rrisë, edhe pse këto muaj ishte përbetuar për të kundërtën. Kështu, nga tetori e tutje, familjet shqiptare, do të paguajnë shumë më tepër për të siguruar ngrohjen e domosdoshme në muajt e ftohtë të vitit, ndërsa bizneset e vogla për të siguruar aktivitetin e tyre të përditshëm.  Edi Rama ka muaj që zotohet se çmimi i energjisë për familjaret dhe biznesin e vogël nuk do të preket, por sipas zakonit, po bën ekzaktësisht të kundërtën. Sipas Ramës, ata që konsumojnë mbi një sasi të caktuar energjie, do ta paguajnë me çmimin e tregut, praktikisht 10 herë më shtrenjtë, duke vendosur një fashë konsumi, të njëjtën fashë të cilin ai vetë e hoqi në vitin 2014.  

Për kujtesë, qeveria e Partisë Demokratike aplikonte një fashë prej 300 këh në muaj për të mbrojtur familjet e varfra, që konsumonin pak energji. Edi Rama e hoqi këtë fashë duke e rritur ndjeshëm çmimin, për afro 75% të konsumatorëve. Praktikisht u goditën familjet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, ndërsa ata që shpenzonin më shumë, të pasurit, u favorizuan me çmimim më të ulët. 

 Tetë vite më vonë po bën të kundërtën. “Ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë”, thotë ai. Por në fakt të gjithë do të paguajnë, pa asnjë përjashtim. Fasha që do të vendoset ne emër të kursimit, është fasha e shkatërrimit, dhe jo e kursimit. Ajo që është spektakolare, në kuptimin e keq të fjalës, është se Rama e quan mbrojtje të konsumatorit, si kur e hiqte në 2014, ashtu dhe tani që e vendos fashën. Është e pamundur që për dy gjëra të kundërta të kesh të drejtë të dyja herët”, tha Bozdo.

Sipas tij, Rama ka të drejtë kur thotë se situata në sektorin energjetik është katastrofike, por Bozdo shton se kjo ka ardhur vetëm për faj të vetë kreut të qeverisë.

“E vërteta është e thjeshtë: mashtron në të dy rastet. Vetëm në një gjë Rama nuk gënjen: kur thotë se situata në sektorin energjetik është katastrofike.  Në fakt ashtu është. Më e rënda në 30 vitet e fundit. Kriza ka nxjerrë zbuluar gjithë propagandën shumëvjeçare të qeverisë mbi suksesin e reformës energjetike. Ishin dhe janë të gjitha pallavra.    Pavarësisht se çfarë deklaron Rama sot, dhe se si e justifikon këtë vendim, nga tetori të gjithë do të paguajmë shumë më shtrenjtë. Direkt apo indirekt. Çmimet e ushqimeve bazë, që janë rritur me 20%, prej këtij vendimi, do të shtrenjtohen më tej.  Shqiptarët duhet të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, jo për shkak të botës, por për shkak të Ramës. Me një Kryeministër amator dhe rrenacak profesionist, Shqipëria është në rrezik”, tha Bozdo në deklaratën për mediat.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?