Rithemelimi për zgjedhjet në Elbasan, Boçi: Prokuroria dhe PS më përgjuan një muaj para zgjedhjeve, tentuan të përsërisin skenarin e Himarës

11 Korrik 2023, 13:56| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 16:02

  • Share

14 maji nuk kishte zgjedhje, por një luftë të pastër politike. Në këtë përfundim ka arritur kandidati I opozitës në Elbasan, Luçiano Boçi, teksa bën bilancin paszgjedhor.

 “Të gjitha faktet e dëshmuara tregojnë qartazi që në Elbasan dhe jo vetëm në Elbasan nuk pati fushatë elektorale, as proces zgjedhor, as ditë votimi por një luftë e pastër politike në bashkëpunim dhe me segmente të caktuar politi.:- tha ai. 

Jo vetëm strukturat shtetërore u vunë në dispozicion të kundështarit socialist thotë Boçi, por ai hedh edhe një akuzë të fortë duke deklaruar se prokuroria e vuri në përgjim.

 “Prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal pasi ata nuk janë kriminal por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës shtabin elektoral të tijin bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës”- vijoi ai. 

Humbjen e zgjedhjeve të 14 majit, përballë kryebashkiakut Gledian Llatja, për Luçiano Boçin erdhi edhe si pasojë e manipulimit të pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik.

Më herët Boci kërkoi edhe në KAS e Kolegjin zgjedhor përsëritjen e zgjedhjeve, por u rrëzua në të dyja hallkat.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altini: 11/07/2023 15:34

    Mos u merzit Luciano B se do te te kaloje….

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 11/07/2023 14:58

    LB je shpifs i ndyrë.Në 2021 rrahe me grusht Bisezmenin Gjergji Luca.Kemi vidion konkrete.Gjergji duhet të hidhte në gjyq.Por drejtësinë e ka TREDHUR S.BERISHA.Sa të jesh me non gratën do hani bar. Tashmë merru me shpifjet e Sb kampion bote për shpifje.

    Përgjigju
    • e drejta: 12/07/2023 13:25

      BRAVISSIMO...

  • e drejta: 11/07/2023 14:10

    ELBASANI NUK I DO BOKSIERET <E FORTE> SI PUNA JOTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?