Vizita e Gjiknurit në Athinë, Rithemelimi: PS i ka kthyer ambasadat në zyra elektorale

11 Korrik 2022, 13:31| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 13:57

  • Share

Grupi i Rithemelimit ka akuzuar shtetin shqiptar se e ka kthyer ambasadën tonë në Athinë në zyrë elektorale. Indrit Hoxha, Sekretar për Emigracionin, në një konferencë për shtyp ka denoncuar përdorimin e ambasadës së Shqipërisë në Athinë për mbajtjen e takimeve të Partisë Socialiste.

Sipas tij, takimi i disa ditëve më parë i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri me degën e PS në Athinë është bërë brenda ambasadës, ndërsa koordinator për zgjedhjet është caktuar një ushtarak, me emrin Roland Berxhani.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është kthyer në zyrë elektorale të Partisë Socialiste. Informacione ardhur në PD bëjnë me dije organizimin e një takimi të brendshëm partiak në mjediset e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Athinë duke shkelur ço ligj e kod etike, përfaqësues të PS kanë organizuar takim brenda zyrave ku stema është e Republikës së Shqipërisë. Futja aty e flamujve simboleve partiake është mjerim përdhosje e idesë së shtetit. Përvetësimi i simboleve kombëtare dhe devijimi i vullnetit të taksapaguesve shqiptarë për qëllime partia është një rekord i zi që nuk i bën nder asnjë PS normale”, tha Hoxha.

Rithemelimi iu bën thirrje autoriteteve të hetojnë, sipas tyre këtë shkelje të ligjit nga deputetët socialistë.

“PD dënon me forcë pranimin në takimi të ministres Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri dhe Laert Duro dhe bën thirrje për hetimin e kësaj shkeljeje flagrante”, tha Hoxha.

Hoxha i referohet një takimi të përfaqësuesve të PS-së, Damian Gjiknurit, Mirela Kumbaros, Blerina Gjylametit, Laert Durajt, Artemisa Malos dhe Eridian Salianjin me përfaqësues të komunitetit shqiptar, shoqata dhe organizata jo-fitimprurëse shqiptare nga qytete dhe ishuj të Greqisë.

Foto nga takimi

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?