Rithemelimi pengon mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Noka i zë vendin kryetarit Naço! Takimi zhvendoset online

13 Nëntor 2023, 13:40| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 14:07

  • Share

Këtë të hënë ishte Gazment Bardhi që udhëhoqi skenarin e kaosit të grupit të Rithemelimit në Kryesinë e Kuvendit. Bardhi së bashku me grupin e deputetëve që e udhëhiqte u futën në Komisionin se Sigurisë Kombëtare, i vetmi që do të mblidhej këtë të hënë fizikisht, për të diskutuar buxhetin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Flamur Noka zuri vendin e kryetarit të komisionit, atë të Nasip Naços, dhe brenda në sallë u krijua një situatë kaosi teksa Gazment Bardhi tha se mbledhjet online janë në shkelje të Kushtetutës. Pas situatës së krijuar, Nasip Naço njofton se mbledhja e komisionit të Sigurisë do të zhvillohet online në orën 14.00.

Më herët Bardhi dhe Berisha kishin thirrur mbledhjen e grupit të rithemelimit ku jashtë portës së Kryesisë së Kuvendit mbeti Edmond Spaho si një prej të përjashtuarve për thyerje të disiplinës parlamentare. Të tjerë që munguan ishin edhe Saimir Korreshin, Elda Hotin, Edmond Spaho, Lindita Metaliaj të përjashtuar me 10 ditë në seancën ku salla u mbush me tymuese.

Lajm ne përditësim...

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koni: 13/11/2023 16:41

    Po cfare shteti ja keta jane fytyrat e tyre qe na kane hudhequr e shkateru kete vend dhe duan ta shkaterojne ky noka me bandat e veriut dhe ai pederasti kavajes o spak po meri per leshesh dhe i fusni brenda keta funderina

    Përgjigju
  • anna: 13/11/2023 13:47

    Xhelati qe ka mesuar "shkollen" Serbe Flamur Noka

    Përgjigju
    • Shishtavesci: 13/11/2023 14:03

      Flamur Noka edhte koqekandari!

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?