Rithemelimi kaos në Kuvend, PD zyrtare: Distancohemi nga dhuna e bojkoti! Zjarrin e ndezin disa që kanë probleme me drejtësinë

20 Nëntor 2023, 15:08| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 17:08

  • Share

1700489826_seliaePD850x450.jpg

Partia Demokratike është distancuar zyrtarisht nga kaosi i krijuar nga Rithemelimi në Kuvend.

Përmes një deklarate zyrtare të bërë nga deputeti demokrat, Arbi Agalliu, PD shprehet se distancohet nga dhuna në Kuvend, ndërsa nënvizon se flakën e kanë ndezuar disa persona që kanë probleme me drejtësinë, duke nënkuptuar Sali Berishën.

"Sot parlamenti i Shqipërisë do duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të këtij viti. Sot në Parlamentin e Shqipërisë do duhej të diskutehej mbi projektbuxhetin. Të diskutohej mbi shpenzimet marramendëse të kësaj qeverie ku shumica e tyre shkojnë për PPP e koncesione korruptive dhe aspak për hallet dhe problemet reale të qytetareve. Sot në parlamentin e Shqipërisë nuk u kuptua kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën.
 
Në të vërtetë, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAKUN, e disa të tjere përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.

Te dashur qytetar! Janë rreth 7 miliard euro të cilat janë parashikuar të shpenzohen në 2024. Asnjë hapsirë e lejuar në seancë plenare dhe në komisione parlamentare për të diskutuar lidhur me këto shpenzime. Arsyeja është e qartë se kush e pengon dhe se kush i jep oksigjen kujt. Një skenar i përbashkët bllokimi. Partia Demokratike, distancohet fort nga dhuna dhe bojkoti.  Partia Demokratike vijon në shërbim të qytetarëve, jo vetëm me dorëzimin e amendamenteve por edhe me denoncimin çdo ditë të këtij buxheti klientelist",thuhet në reagimin e PD.

Me karrigeve pirg, tymit dhe këtë herë edhe zjarrit në sallë, mazhoranca miratoi në parim projekt buxhetin dhe 4 ligjet fiskale pa asnjë diskutim, por në sallë munguan deputetët që kanë zgjedhur të qëndrojnë krah kryetarit të PD Lulzim Basha.


Lajmi kryesor:

PS kalon në parim pr/buxhetin 2024 në 5 minuta seancë! Rithemelimi tym e flakë në Kuvend! Rama: Prekën fundin, përdoren nga Berisha


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?